Shqetësime për cilësinë e ujit të pijshëm janë ngritur në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë zbuluar ndotje fekale. Problematika është shoqëruar me shtim të numrit të pacientëve që paraqiten në Spitalin Rajonal me simptoma diarreje, mes tyre fëmijë dhe të rritur.
Analizat paraprake kanë evidentuar prani të amoniakut dhe mungesë të klorit, ndërsa kontrollet e fundit kanë ngritur dyshime për ndotje fekale. Autoritetet shëndetësore po monitorojnë rrjetin e ujësjellësit dhe po kryejnë analiza çdo dy orë. Sipas informacioneve paraprake, ende nuk është konfirmuar nëse rastet e raportuara në spital kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ujin e ndotur


