• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGARKESA ME 1.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE U NDA NË DY PJESË/ Ja kamioni që përfundoi në Bosnje…me 1 kg! (FOTO)
Home
Breaking News

NGARKESA ME 1.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE U NDA NË DY PJESË/ Ja kamioni që përfundoi në Bosnje…me 1 kg! (FOTO)

23 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër boshnjakë të arrestuar dhe lënë me vendim gjykate në burg si dhe 2 maqedonas rezultojnë se qëndrojnë pas ngarkesës prej 1.1 ton kokainë sekuestruar nga policia nën operacionin “Delivery”.

ReportTv mëson ekskluzivisht se gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestet për 6 persona ndërsa shoferin malazez të kamionit që transportoi bananet nga Italia në Mal të Zi, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, e ka liruar.

Ky hetim është kryer me përfshirjen e DEA-s, policisë italiane si dhe hetuesve shqiptarë që shërbejnë në Itali, duke çuar në dorëzimin e kontrolluar të lëndës narkotikr.

Fillimisht sasia u raportua 1.3 ton, por nga dokumentimi i plotë sasia finale rezultoi 1.1 ton kokainë e pastër dhe vetëm 1 kg u la në kamionin i cili destinacionin final kishte fshatin e banuar me shqiptarë, Krushopek në Maqedoninë e Veriut.

Report TV mëson se kokaina është zëvendësuar në një prej porteve italiane në Kalabri ndërsa shoferi nuk ka mundur të kuptojë ndërhyrjen e policisë, e cila ka zgjatur vetëm 60 minuta.

Kokaina ka qenë e fshehur në kutitë e bananeve që vinin nga Amerika Latine me një rregull:1 kuti me kokainë, 3 kuti me banane.

Kjo sasi prej 1.1 ton kokainë sipas hetimeve të Guradia di Finanzia të cilat ekskluzivisht sqaruan për Report Tv, ishte e ndarë në dy pjesë. Një kamion do të dërgonte në Maqedoninë e Veriut 500 kg dhe sasia prej 600 kg ishte e destinuar për Bosnje.

Ndërsa në foton e siguruar nga ReportTv është kamioni i cili ishte destinuar për Bosnje dhe është sekuestruar sapo ka nisur të shkarkojë bananet, duke arrestuar edhe 4 të dyshuarit.

1582466715_maumia.jpg

Kamioni me kokaine ne Bosnje

Në kuadër të këtij operacioni njëkohësisht si në Bosnje dhe Maqedoninë e Veriut është bërë dorëzimi kontrolluar dhe janë kapur personat që kanë shkuar të tërheqin kokainë sapo ka mbërritur kamioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “U HODH PËRPJETË DHE GODITI ME GRUSHT NË TRYEZË”/ Nexhmije Hoxha rrëfen përplasjet në ushtri: Çfarë thanë nën avujt e rakisë Petrit Dume e Shefqet Peçi
Previous article KORONAVIRUSI/ Ja të gjitha masat që ka marrë Italia dhe disa mësime për Shqipërinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT