• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TAKIM ME SASSOLIN/ Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Presidentit të Parlamentit Evropian
Home
Sociale

TAKIM ME SASSOLIN/ Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Presidentit të Parlamentit Evropian

4 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

“Qytet evropian, i gjallë, me ide dhe një kryebashkiak të aftë”, ishin fjalët që Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, zgjodhi të përshkruajë Tiranën, gjatë takimit që pati sot paradite me kryetarin Erion Veliaj. Siç njofton zyra e shtypit të Bashkisë, në këtë vizitë, e cila përkon me 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Presidenti Sassoli tha se Shqipëria është gati për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kam ardhur këtu para shumë vitesh dhe sot gjej një qytet evropian. Është një qytet i gjallë, me investime ngado, plot me ide, me një kryebashkiak të aftë. Të kesh një ide për të ardhmen, ky është imazhi që përçon sot Tirana, dhe kjo është një vlerë për të gjithë, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për ne, duke qenë se jemi të bindur që Shqipëria është gati për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Tirana është ‘pasaporta’ më e mirë e Shqipërisë në botë dhe në Evropë”, theksoi Sassoli, njofton zyra e shtypit.

Presidenti i PE-së nënvizoi se Shqipëria është gati për proceset e integrimit.

“Ka një këndvështrim të përbashkët, që është jo vetëm integrimi që shpresojmë të bëhet shumë shpejt realitet, por mbi të gjitha i një trashëgimie të përbashkët që quhet Evropë dhe që duam ta bashkërendojmë me Shqipërinë. Unë kam parë një qytet evropian, që paraqitet si një qytet evropian dhe ky për ne është imazhi më i mirë që një qytet mund të japë. Jemi të sigurt se Shqipëria është gati për këtë proces, është vetëm çështje e disa burokracive, por ka një frymë që na përket dhe është e përbashkët”, deklaroi Sassoli.

Në shenjë të miqësisë, kryebashkiaku Veliaj i dhuroi Presidentit Sassoli “Çelësin e Qytetit”. “Jam i lumtur sot që në selinë e Bashkisë së Tiranës kemi një mik, një vëlla, një fiorentin, një italian dhe një evropian. Dua t’i uroj jo vetëm mirëseardhjen dhe ta mirëpresim gjithmonë në Tiranë, por jam sot i nderuar që në emër të qytetit të Tiranës, në këtë 100-vjetor, t’i japim “Çelësin e Qytetit” kryetarit të Parlamentit Europian, që e konsiderojmë si të shtëpisë”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OECD MBËSHTET SHQIPËRINË PËR TAKSIMIN E NDERSHËM/ Denaj: Marrëdhënie e drejtpërdrejtë me biznesin
Previous article VDEKJA E 28-VJEÇARIT/ Mjeku: Erdhi me temperaturë e skuqje fyti, nuk diagnostikuam sëmundje tjetër (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT