Mjeku Bashkim Vasku i spitali të Librazhdit i cili kishte në dorë rastin e Besnik Kokonozit që vdiq në rrethana misterioze në Prrenjas ka reaguar për News24.
Vasku tregon se pacienti u paraqit në spitalin e Librazhdit rreht orës 19:15, me skuqje fyti dhe temperaturë 39. Më pas iu dha një medikament për uljen e temperaturës dhe pasi i ra iku në shtëpi.
Po më pas u njoftua se rreth mesnatës temperatura i filloi përsëri t’i ngrihet dhe një ambulancë u nis drejt Prrenjasit, por 28- vjeçari kishte vdekur.
Vasku thotë se veç temperaturës dhe skuqjes së fytit nuk ka vërejtur ndonjë sëmundje tjetër, vetëm nëse ka pësuar ndonjë komplikacion prej temperaturës apo gjendjes virale.


