• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E 176 NJERËZVE NË BORD/ Avioni që u rrëzua në Iran, bëri përpjekje të kthehej
Home
Nderkombetare

VDEKJA E 176 NJERËZVE NË BORD/ Avioni që u rrëzua në Iran, bëri përpjekje të kthehej

9 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Aeroplani i Ukrainës që u rrëzua të mërkurën në Iran, me 176 njerëz në bord, ka bërë përpjekje të kthehej në aeroport, thanë hetuesit iranianë.

Boeingu 737-800 u rrëzua vetëm disa minuta pasi u nis nga aeroporti i Teheranit, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Hetimet fillestare zbuluan se avioni ka pasur një problem derisa po dilte nga zona e aeroportit dhe se është përfshirë nga flakët.

“Aeroplani, i cili fillimisht u nis drejt perëndimit, ndryshoi drejtimin për shkak të një problemi. Ai ka qenë duke u kthyer në aeroport në momentin kur është rrëzuar”, tha shefi i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, Ali Abedzadeh.

Më herët, Irani tha se nuk do ta dorëzojë kutinë e zezë – me të dhëna nga fluturimi – te Boeingu apo Shtetet e Bashkuara.

Me rregullat globale të aviacionit, Irani ka të drejtë t’i udhëheqë hetimet, por kompanitë e prodhimit janë shpesh të përfshira.

Rrëzimi i aeroplanit ndodhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza amerikane në Irak.

Megjithatë, nuk ka prova se dy ngjarjet janë të lidhura.

Tensionet Uashington-Teheran kanë arritur kulmin prejse SHBA-ja ka vrarë me dron një komandant të lartë ushtarak të Iranit, më 3 janar./Radio Evropa e Lirë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA ME IRANIN/ Demokratët synojnë t'ia kufizojnë Trumpit kompetencat e luftës
Previous article JO TËRHEQJE TË ERUPAVE/ Pse Iraku është kaq i rëndësishëm për SHBA

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT