• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JO TËRHEQJE TË ERUPAVE/ Pse Iraku është kaq i rëndësishëm për SHBA
Home
Nderkombetare

JO TËRHEQJE TË ERUPAVE/ Pse Iraku është kaq i rëndësishëm për SHBA

9 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Është një nga vendimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të historisë më të re të SHBA: a duhet t’i tërheqë administrata Trump ushtarët e saj nga Iraku? Pasi ushtria amerikane vrau gjeneralin iranian Ghassem Soleimani në një sulm me dron në aeroportin e Bagdadit, tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit përshkallëzohen – dhe Iraku ndodhet mes fronteve. Fundjavën e kaluar, parlamenti irakian votoi për një rezolutë që kërkon që të gjitha trupat amerikane të largohen nga vendi. Një dëbim pak a shumë i sjellshëm.

Përballë seriozitetit të situatës, qasja e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje nuk është me të vërtetë e përshtatshme – duket se dora e majtë nuk e di se çfarë po bën dora e djathtë. Të hënën mbërriti në publik një letër e ushtrisë amerikane për homologët irakianë. Në të thuhet që trupat amerikane do të “ripozicionohen”. Letra përfundon me fjalët “Ne e respektojmë vendimin tuaj të pakufizuar për të na kërkuar të tërhiqemi”. Por vetëm pak më vonë kjo u kundërshtua nga udhëheqja ushtarake: sipas Mark Milley, shefit të shtabit të SHBA, letra ishte gabim, një version i parë që nuk duhej të ishte dërguar kurrë.

A është në rrezik lufta kundër terrorizmit?

Një tërheqje e trupave nga Iraku kundërshtohet pra me vendosmëri. Prania në Irak ka një rëndësi të madhe strategjike për Shtetet e Bashkuara për disa arsye. “Nga njëra anë, në këtë mënyrë ne mund të mbajmë kontakte personale me forcat irakiane të sigurisë,” thotë Michael O’Hanlon, ekspert në Qendrën Kërkimore Brookings në Shtetet e Bashkuara. “Mund të shohim drejtpërdrejt, se cilat kuadro drejtuese janë të fortë dhe cilët janë të dobët. Në të kaluarën, në mungesën tonë, forcat e sigurisë u manipuluan me shpejtësi nga palë të ndryshme për qëllime politike.” Kjo do t’i vinte në rrezik trupat amerikane në rajon.

Bazat e SHBA në IrakBazat e SHBA në Irak

Një shkak tjetër është lufta kundër milicisë terroriste “Shteti Islamik” (IS). “Iraku është në gjendje që të veprojë më mirë kundër IS, sepse ne ofrojmë mbështetje ajrore ose me shërbimet e fshehta,” tha O’Hanlon, një ekspert i sigurisë kombëtare për DW.

Po të tërhiqen papritur Shtetet e Bashkuara nga Iraku, do të jetë e vështirë të parashikosh se si do të vazhdojë lufta kundër terrorit atje. “Mund të ndodhë që forcat irakiane të vazhdojnë të ecin mirë fillimisht,” tha O’Hanlon. Por ai nuk e përjashton edhe që Shteti Islamik të përhapet. Kur trupat e SHBA u tërhoqën nga Siria veriore në tetor 2019, kjo i hapi rrugën një ofensive turke. Luftëtarët kurdë, të cilët duhej të mbroheshin kundër saj, nuk mund të ruanin njëkohësisht të burgosur militantë, dhe thuhet se disa qindra luftëtarë të IS kanë shpëtuar nga burgjet e rajonit.

Kundërpeshë rajonale për Iranin

Situata në Irak vërtet është e ndryshme. Por ekziston ende rreziku që lufta kundër milicisë terroriste të bjerë pas tërheqjes së trupave amerikane. Kështu për shembull mund të ndodhë një “kolaps në mbledhjen e informacioneve të shërbimeve të fshehta rreth ISIS”, tha vitin e kaluar Brian Katz, një ish-zyrtar i CIA, në një intervistë me Atlantic Magazine. “Njerëzit janë burimet më të mira, kur bëhet fjalë për t’i komunikuar qeverisë së SHBA qëllimet e grupeve terroriste,” tha Katz. “Dhe njerëzit kanë nevojë për afërsi dhe besim dhe për ndërtimin e marrëdhënieve në vend.”

Një pikë tjetër që e bën kaq të rëndësishme prezencën në Irak të SHBA është, se Uashingtoni ndërton në këtë mënyrë një kundërpeshë për Iranin në rajon. Pikërisht në situatën aktuale, kjo mund të ketë vlerë të paçmueshme për administratën e Trumpit. “Shtetet e Bashkuara tregojnë në Irak se Irani nuk është fuqia e vetme, të cilit ai mund t’i drejtohet,” tha O’Hanlon./DW

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E 176 NJERËZVE NË BORD/ Avioni që u rrëzua në Iran, bëri përpjekje të kthehej
Previous article E RËNDË/ Shtëpia përfshihet nga flakët, digjet 82-vjeçari në Këlcyrë

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT