• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DENONCIMI/ Zbulohet mashtrimi i vajzës nga Tirana, si u merrte para njerëzve
Home
Breaking News

DENONCIMI/ Zbulohet mashtrimi i vajzës nga Tirana, si u merrte para njerëzve

27 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët bien pre e mashtrimeve në rrjetet sociale. Një zonjë kosovare me banim në Zvicër iu drejtua redaksisë së emisionit “Stop” në Tv Klan për të denoncuar një mashtrim të bërë nga një vajzë, e cila kërkonte punë si dado. Përmes faqes “Babysitter Babysitter” në Zvicër, Ambra Dido kontaktoi me familjen e denoncueses.

Dy palët ranë dakord që vajza të punonte për tre muaj në këtë familje dhe Ambra fillimisht kërkoi lekët e biletës. Më pas ajo u zhduk, skemë të cilën e ka përsëritur edhe herë të tjera. Nëpërmjet lidhjes me Skype, denoncuesja shpjegoi për emisionin “Stop” me detaje se çfarë ndodhi me “dadon”.

Denoncuesja: Jam lajmëruar te ju sepse jetoj në Zvicër. Në faqen “Babysitter” në Zvicër më ka kontaktuar Ambra Dido, një vajzë nga Tirana.

Gazetarja: Për çfarë bëhej fjalë te kjo faqja?

Denoncuesja: Bëhet fjalë për babysitter, kujdestare. Kam kërkuar kujdestar, për të kqyrur fëmijët. Dikush, një vajzë, më ka gjetur në faqe dhe më ka kontaktuar. Kemi biseduar me atë vajzën nga Tirana dhe më ka thënë që do vijë për të kqyrur fëmijët. Ajo zinte be të ëmën që s’kishte lekë për të paguar biletën.

Atëherë burri im i ka çuar paratë 95 Euro. Nuk u lajmërua, e kam telefonuar prapë. Më duhen edhe 30 Euro për sigurim. Atëherë dyshova unë. E telefonoja, nuk ma hapte telefonin.

I kam shkrujtuar faqes “Babysitter në Zvicër”, I kam lajmëruar. Ata e kanë postuar, janë lajmërur shumë njerëz, një burrë, një grua, që i ka vjedh më shumë para.

Gazetarja: Vajza me emrin Ambra Dido ju ka thënë se do të vinte të bënte babysitter për fëmijët tuaj, ndërkohë ju i keni dërguar lekët e biletës dhe ajo nuk ka ardhur?

Denoncuesja: Ashtu, nuk ka ardhur. Nuk ma ka bërë vetëm mua, por edhe të tjerët i ka gënjyer.

Gazetarja: Juve, vajza ju ka dërguar një mjet identifikimi? Si quhej? Nga vinte?

Denoncuesja: Ambra Dido! Me pasaportë, me të gjitha.

Gazetarja: Keni mundur të kontaktoni më me të?

Denoncuesja: Jo, jo! Mua më ka futur bllok, s’kam kontakt hiç. Më kanë dërguar dhe të tjerët foto që kanë folur me të, të gjithëve u ka thënë njësoj si mua.

Gazetarja: Keni bërë një denoncim, përsa i përket mashtrimit të vajzës?

Denoncuesja: Jo, jo! Nuk më duhen lekët, vetëm s’kam qejf të gënjej të tjera familje se kjo është duke vazhduar akoma.

Emisioni “Stop” iu drejtua Policisë së Shtetit për të denoncuar Ambra Didon për mashtrim. Eksperti i sigurisë kibernetike, Rexhion Qafa u shpreh se qytetarët janë të pambrojtur në këtë fushë dhe përdorimi i rrjeteve sociale është një mjedis ku po zhvillohen shumë krime, që kanë të bëjnë me fshehjen e identitetit.

“Pavarësisht nismave që janë ndërmarrë apo entit rregullativ, të cilat kanë punuar në pjesën e legjislacionit dhe rregulloreve, vazhdojmë të kemi ende një zonë gri. Kështu që konsumatori duhet të jetë shumë i sigurt për veprimet që bën. Pagesat duhet të bëhen të shoqëruara me një faturë apo të bëhen nëpërmjet kanaleve zyrtare”, shpjegoi eksperti Qafa.

Të ndodhur në këto kushte, të gjithë qytetarët duhet të mbrohen vetë, duke dyshuar në të gjithë kontaktet që bëjnë online.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRESIDENCA E NDAU NGA UNË"/ Kryemadhi: Meta do vijojë deri në fund t’i japë oksigjen Ramës
Previous article PANIK NË BURGUN GREK/ Vetëvritet 40-vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohej

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Debate për transmetimin LIVE të seancës, avokati i Veliajt akuzon për censurë Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Debate për transmetimin LIVE të seancës, avokati i Veliajt akuzon për censurë

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT