• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRESIDENCA E NDAU NGA UNË”/ Kryemadhi: Meta do vijojë deri në fund t’i japë oksigjen Ramës
Home
Politikë

“PRESIDENCA E NDAU NGA UNË”/ Kryemadhi: Meta do vijojë deri në fund t’i japë oksigjen Ramës

27 September, 2019 F.autor Politikë

Nuk i ka kursyer vlerësimet për presdentin dhe bashkëshortine  saj Ilir Meta, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Në këndvështrimin e saj Ilir Meta është një vizonar dhe shtetar në politikë, i cili ka dhënë shansin dhe mundësinë Ramës për ta futur në rrugën e legjitimitetit.

“Meta do vijojë deri në fund të japë oksigjen Ramës , se Ilir Meta është gjithmonë për funksionimin mekanizmave. 

Meta gjithmonë i ka dhënë shansin dhe mundësinë Ramës për ta futur në rrugën e legjitimitetit dhe për t’i dhënë oksigjen për ta ulur në tryezën e  bisedimeve dhe jemi të lumtur që nuk pranoi më 8 qershor”.

Sipas Kryemadhit, tryeza e OSBE ishte një kurth.

“Tryeza e OSBE ishte një kurth, që t’i thoshte Bundestagut që opozita nuk desh. Tha nuk flas me përkthyes, por ai ka 6 vjet që flet me përkthyes”.

Kryemadhi ka shigjetuar edhe të gjithë ata përkrahës në kohë paqeje, dhe që largohen në kohë të vështira.

“Monika del mbi ujë kur nuk ka elementë tjetë që zgjidh, kur ka momente të vështira. Në periudhë paqe, Monika vdes dhe lulëzojnë të tjerët, ndërsa në luftë ata rreth e qark Metës bëhen me kundërshtarin dhe Monika mban llogoren.

Ilir Meta është shtetar, është njeriu që nuk e ka pranuar djegien e mandateve dhe do ma përmendë deri ditën që do mbyll sytë sepse është kundër këtij procesi, sa radikal është për qëndrime me sovranitetin aq dhe radikal është për ruajtjen e institucioneve edhe stabilitetit”.

E pyetur nëse Meta e lë Presidencën, Kryemadhi shprehet:

“Kjo do ishte gjë shumë e mirë për mua, sepse do ta nxirrte nga korniza e presidentit dhe e paanshmërisë dhe shqiptarët do shihnin një pozicion tjetër të tij ku ai jep dhe më shumë dhe do krijonte hapësira për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët, se mban pozicion të distancuar”.

Ajo ka mohuar bashkëpunimin Meta-Basha, se po të ishte do ishte rezultati i 2011.

“Bashkëpunimi Meta-Basha nuk ekziston, se po të ishte do ishte rezultati i 2011. Pozicionimi i Metës si president e mban të distancuar jo vetëm nga Basha, por edhe nga unë. Ka munguar kimia mes tyre”, tha ajo e ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Pse opozita është gati të ulet në tryezën e dialogut!
Previous article DENONCIMI/ Zbulohet mashtrimi i vajzës nga Tirana, si u merrte para njerëzve

F.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për... Politikë

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për...

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga Politikë

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT