Një furgon 16 vendësh është aksidentuar ditën e sotme në aksin Peshkopi-Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Topojanit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak se ai i ka hapur krahun një kamioni për të kaluar, ndërsa është goditur nga pas nga një tjetër mjet tip furgon. Por fatmirësisht ngjarja nuk ka shkaktuar persona të lënduar për shkak se mjeti ka rënë mbi një pemë në anë të rrugës e cila ka shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.



