• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KTHIMI I LIGJEVE NGA ILIR META/ Presidenca dhe qeveria përplasen në distancë, sulme…
Home
Politikë

KTHIMI I LIGJEVE NGA ILIR META/ Presidenca dhe qeveria përplasen në distancë, sulme…

8 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Pas kthimit në Kuvend të dy projektligjeve të qeverisë nga ana e presidentit Meta ka reaguar zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali, e cila përforcon vendosmërinë e mazhorancës për ta shkarkuar sa më parë presidentin, duke u shprehur se presidenti na ka lënë, ka mbetur vetëm karikatura e Ilir Metës. Kreu i shtetit kthehu dy ditë më parë ndryshimet në Kodin Penal, ndërsa dje nuk firmosi ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe PPP-të. Ky qëndrim i Metës është cilësuar nga zëdhënësja e Ramës, si një fakt që tregon qartë se Shqipëria nuk ka president.

“Nga lartësia e maleve ku thotë se po ngjitet me Çelebiun e tij, Baba Xhikja lëshoi dje një tjetër krisëm nga dyfeku presidencial. Me një fjalor të katandisur si mos më keq ai qëlloi mbi shumicën dhe opozitën parlamentare, ai na rikujtoi se nuk kemi më President, po në vend të Presidentit na ka mbetur një karikaturë e vetë Ilir Metës. Për kthimin në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal nuk habitemi. Nuk kemi si presim ndjeshmëri nga Baba Xhikja për hurin në stadiume, sigurinë ushqimore, bllokimin e akseve rrugore e të veprave, vjedhjen e pronësisë intelektuale, dëmtimin e zonave të mbrojtura, për mjekët, policët apo zyrtarët e goditur për shkak në detyrës”, u shpreh Spiropali.

Por akuzave të saj iu përgjigj ashpër edhe Presidenca. Zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi u shpreh se Elisa Spiropali edhe pse foli për shumë gjëra, nuk e preku aspak çështjen e PPP-ve dhe koncesioneve dhe rrezikun që ato i sjellin ekonomisë. “Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E. E çmendura E, foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës u krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë. Dhimbje për të çmendurën E., e cila pasi nxori me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare”, u shpreh Blushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article META THYEN ÇDO REKORD/ Shkon në 15 numri i ligjeve që i ka rrëzuar qeverisë, kthen në Parlament dhe ligjin...
Previous article HOROSKOPI, 8 GUSHT 2019/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

k.autor

Postime të ngjashme

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT