• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META THYEN ÇDO REKORD/ Shkon në 15 numri i ligjeve që i ka rrëzuar qeverisë, kthen në Parlament dhe ligjin…
Home
Politikë

META THYEN ÇDO REKORD/ Shkon në 15 numri i ligjeve që i ka rrëzuar qeverisë, kthen në Parlament dhe ligjin…

8 August, 2019 k.autor Politikë

Presidenti i Republikës Ilir Meta duket se dekretet i ka kthyer në “armë” për të goditur qeverinë. Pasi rrëzoi Kodin Penal, dje presidenti ka kthyer për rishqyrtim ligjin për koncesionet. Me këto lëvizje, Meta ka thyer çdo rekord të vënë nga Bujar Nishani pasi në vetëm dy vite në detyrë i ka kthyer mazhorancës plot 15 ligje. Pas nisjes së procedurave për shkarkimin e presidentit, Meta po përdor të vetmen kompetencë që ka për të goditur sadopak mazhorancën, edhe pse e di që dekretet e tij do rrëzohen në Kuvend.

Ligji “Për Koncesionet dhe PPP” ndonëse është cilësuar nga mazhoranca si vepra madhore për të investuar për vepra madhore për vendin, nga presidenti dhe partitë opozitare janë cilësuar si korruptive, ku kanë akuzuar kryeministrin Rama se po pasuron oligarkët, që sipas tyre po e mbajnë në pushtet. Kreu i shtetit e riktheu për rishqyrtim ligjin “Për Koncesionet dhe PPP” me argumentin se ndryshimet e miratuara nga mazhoranca qeverisëse cënojnë interesin publik dhe dy nene sipas tij janë të dyshimta dhe klienteliste.

Miratimi i ndryshimeve në ligjin e koncesioneve vlerësohet nga Meta si një nisëm pozitive, por tepër e vonuar e Kuvendit të Shqipërisë, dhe me pasoja negative për ekonominë e vendit. Ilir Meta gjatë dy viteve në krye të Presidencës ka kthyer plot 15 ligje të rëndësishme për vendin. Dy ditë më parë ai ktheu për rishqyrtim ligjin për Kodin Penal, që synonin ashpërsimin e dënimeve për veprat e dhunës ndaj policit, mjekut, sportistit, arbitrit, dhe trajnerit, funksionarëve publikëdhe të zgjedhurve, sigurinë ushqimore apo atyre që shërbejnë në shërbimin publik.

E drejta kushtetuese e presidentit

Kushtetuta i njeh presidentit të drejtën për t’u shprehur vetëm përmes dekreteve. Pra nëse presidenti bie dakord me propozimet e kryeministrit apo projektligjet e qeverisë, ai vendos t’i dekretojë ato dhe nëse nuk bie dakord vendos t’i kthejë mbrapsht për rishqyrtim në Kuvend. Shpeshherë kryeministri Rama kohët e fundit ka ironizuar kreun e shtetit duke u shprehur se “u desh të bëhej Ilir Meta president, që të na dukej Bujar Nishani burrë shteti”. Ndoshta kryeministri i referohet sjelljes së presidentit në raport me dekretet. Në faqen zyrtare të Presidencës janë bërë publike të gjitha ligjet që kreu i shtetit ka kthyer mbrapsht për rishqyrtim, nga ku rezulton se ai ka thyer një rekord.

Ajo që bie në sy është se shumica e dekreteve të Metës janë kthyer më shumë gjatë muajve të fundit, gjë që tregon qartë se kreu i shtetit po i përdor dekretet si një “armë” për të sulmuar ashpër qeverinë. Qysh në fillim të këtij viti, kreu i shtetit ka kthyer për rishqyrtim ligjin për “Noterinë” dhe për “Kadastrën”. Po ashtu, një tjetër ligj i kthyer prej Metës është edhe ai “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat” dhe atë për “Rezervat materiale të shtetit”.

Pra nga viti 2017 që kur u zgjodh president dhe deri në muajin korrik të 2018, kreu i shtetit rikthehu për shqyrtim vetëm një ligj. Ndërsa nga korriku 2018 dhe deri tani, presidenti ka kthyer plot 14 të tilla, çka tregon se mes qeverisë dhe Presidencës ka nisur një luftë e fortë. Por pavarësisht të gjitha tentativave të Metës, kthimi i dekreteve është nul, pasi në shtator kur të fillojë sesioni i ri parlamentar Kuvendi do të rrëzoj dekretet e Metës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI 6-VJEÇAR/ 53 figurat e përjashtuara nga PD nën drejtimin e Bashës
Previous article KTHIMI I LIGJEVE NGA ILIR META/ Presidenca dhe qeveria përplasen në distancë, sulme...

k.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT