Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhët i ditur kishte mbjellë kanabis në periferi të Athinës. Sipas mediave greke 50-vjeçari kishte mbjellur plantancione droge në një zonë pyjore në Atika, dhe pas hetimit oficerët e policisë arritën të kapnin shqiptarin i cili ishte përgjegjës.
Grupi hetimor konfiskoi dhe dogji lëndën narkotike. 50-vjeçari u shoqërua pranë Prokurorisë së Athinës për veprime të mëtejshme. Policia greke vijon hetimet për kapjen dhe arrestimin e bashkëpuntorëve të tjerë.


