• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËNON KËRCËNIMIN E METËS NDAJ GAZETARIT/ Analisti: Nëse “Mbreti shfaqet lakuriq” është merita…
Home
Politikë

DËNON KËRCËNIMIN E METËS NDAJ GAZETARIT/ Analisti: Nëse “Mbreti shfaqet lakuriq” është merita…

2 July, 2019 Lubjana.autor Politikë

Analisti Agron Gjekmarkaj ka dënuar sulmet e presidentit Ilir Meta ndaj gazetarit Sokol Balla, duke sugjeruar që kreu i shtetit duhet të kërkojë falje publike.

Në komentin e tij, Gjekmarkaj thekson se Meta ofendoi Ballën me breshëri frazash të padenja.

“Nëse kemi këta politikanë e politikë që kemi nuk është faji i gazetarëve, por merita e tyre që “Mbreti” shfaqet lakuriq”, thekson Gjekmarkaj.

“Prej vitesh jemi mësuar të shohim skena sesi politikanët e lartë shqiptarë u hakërrehen gazetareve!

Me lehtësinë që është vetëm e tyrja i fyejnë dhe u ndërtojnë kontekste që duan vetë për qëllime të çastit!

Nëse kemi këta politikanë e politikë që kemi nuk është faji i gazetarëve, por merita e tyre që “Mbreti” shfaqet lakuriq!

Gazetarët janë fëmijët që thërrasin në çdo rast! Kemi besuar se termi kazan ishte me fyesi, po sot presidenti Ilir Meta i tejkaloi pritshmëritë me gjuhën dhe aluzionet e përdorura ndaj moderatorit dhe gazetarit të njohur Sokol Balla!

Presidenti duhet ta ruajë etikën publike dhe jo ta qëllojë atë me breshëri frazash të padenja!

Unë shpresoj të jetë një lapsus i presidentit nga temperaturat e larta të stinës dhe ngjarjeve politike, të cilin do të duhej ta korrigjonte nëpërmjet të kërkuarit falje publikisht!

Në pritje që kjo të ndodhë i shpreh solidaritet pa mëdyshje kolegut Balla në plan njerëzor e profesional!

Në çdo rast gazetarët shqiptarë janë me profesionalë dhe etikë se politikanët! Bast për të kundërtën nuk duhet vënë kurrë”, shkruan Gjekmarkaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANTACION ME KANABIS/ Ja si e pëson 50 vjeçari SHQIPTAR kur...
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Arrin marrëveshjen e parë, Arsenal merr talentin 18-vjeçar... (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT