• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FËMIJËT SHPËRTHEJNË NË LOT/ Mësuesja: Nuk më bëtë dhuratën e fundvitit
Home
Jetë

FËMIJËT SHPËRTHEJNË NË LOT/ Mësuesja: Nuk më bëtë dhuratën e fundvitit

9 June, 2019 F.autor Jetë

Një mësuese në një klasë fillore të shkollës “Politeama” në Palermo u ka bërtitur nxënësve të saj sepse nuk i kishin bërë dhuratën fundit të vitit. Sipas asaj që nxënësit u kanë thënë prindërve, mësuesja ishte zemëruar me 14 familje të nxënësve (nga 16 gjithsej) për mospjesmarrje në grupin që duhet t’i bënin dhuratën e fundvitit.

Me të mbaruar mësimi (dhe zemërimi), fëmijët u larguan nga klasa duke qarë.

“Uroj që kur të rriteni të mos bëheni si prindërit tuaj që po ju japin shembuj të këqinj”, mësohet t’u ketë thënë mësuesja fëmijëve të klasës së tretë fillore.

Gruaja gjithashtu ka refuzuar dhuratën e një nxënësi, i cili i kishte dhënë një shenjues libri të bërë nga vetë ai, sipas “La Repubblica Palermo”.

Vogëlushi, i cili e kishte paketuar me duart e tij dhuratën për t’ia dhënë mësueses, shpërtheu në lot.

“Nuk je një fëmijë kopshti”, i ka thënë mësuesja, me shumë mundësi e zemëruar sepse kishte mësuar që prindërit e tij kishin refuzuar për të qenë pjesë e grupit që duhet të grumbullonin paratë për dhuratën e saj. “Ti ishe pjesë e grupit për dhuratën dhe u tërhoqe “, it ha më pas një tjetër fëmije (edhe ai duke qarë). Dhe akoma më tej mësuesja vazhdon në ligjëratën e saj nervoze: “Jam e lumtur që do bëhem drejtoreshë shkolle, kështu nuk do ju shoh më as ju e as prindërit tuaj “.

Nga ana tjetër prindërit e fëmijëve shkruan një letër proteste drejtuesit të shkollës dhe drejtorit të zyrës shkollore rajonale për t’i kërkuar që kjo mësuese të mos i jepte më mësim fëmijëve.

“I është tërhequr vërejtje edhe herë të tjera për sjellje të papërshtatshme. Për Pashkë na kishte quajtur të paedukatë ne prindërve, pasi nuk e uruam “, rrëfeu një mama për ‘La Repubblica Palermo’.

“Po mbledhim firmat edhe në klasat e tjera për një aksion ligjor “, bëjnë të ditur prindërit.

Ndërkohë, 14 fëmijët e interesuar nuk marrin më pjesë në orët e saj të mësimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK ËSHTË KOMENT NË FEJSBUK"/ Rama i kthehet komentueses: Gjej arsye tjetër xhan
Previous article IRONIA/ Basha duke pritur Ilir Metën të anulojë 21 janarin nga kujesa e shqiptarëve

F.autor

Postime të ngjashme

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike Jetë

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT