• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PS mbledh firmat për Kryeprokurorin. Propozojnë dy kandidatë në garë
Home
Aktualitet
Drejtësi

PS mbledh firmat për Kryeprokurorin. Propozojnë dy kandidatë në garë

17 December, 2017 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Partia Socialiste do t’i propozojë Parlamentit vetëm dy nga tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Burime pranë maxhorancës kanë konfirmuar për “Panoramën” se deputetët e Grupit Parlamentar të PS-së kanë hedhur firmat për të mbështetur vetëm nga dy mes kandidatëve Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani.

Ishte Komisioni parlamentar i Ligjeve që, pasi shqyrtoi shtatë kandidatë, vlerësoi si të pranueshëm vetëm tre prokurorë, ndërkohë që përjashtoi nga gara Besnik Muçin, Granit Shahun, Artur Selmanin dhe Arqile Koçan. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, shpjegoi se në nenin 111 të rregullores së Kuvendit është parashikuar vendimmarrja që kërkon mbledhjen e të paktën 28 firmave për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.

“Rregullat e lojës nuk kanë ndryshuar në mes të procesit, por aty kanë qenë dhe janë ende. Rregulli për të paktën 28 firma për të mbështetur një kandidaturë parashikohet në nenin 111 të Rregullores së Kuvendit dhe është parashikuar edhe në vendimin e miratuar të Komisionit të Ligjeve. Ju lutem lexoni bazën ligjore të cituar në vendim”, sqaron Hysi. PS ka në total 74 mandate dhe në këtë mënyrë është vendosur të mbështeten vetëm dy nga tre kandidatët që kaluan filtrin e Komisionit të Ligjeve, duke e eliminuar automatikisht një nga emrat.

Nisur nga mungesa e numrave, përmes një vendimi politik, PS do të mbështesë vetëm dy emra për të sjellë në seancë dhe do të votojë vetëm një kandidat për të qenë Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm. Deputetët e Grupit Parlamentar socialist kanë mundësinë të zgjedhin vetëm një herë për emrin që do të mbështesin për të sjellë në seancë plenare. Sipas Hysit, procedura që kërkon mbështetjen me 28 firma të një kandidati për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm nuk është e vetmja.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve ka shpjeguar se 28 firma kërkohen edhe për drejtuesit e tjerë të institucioneve kushtetuese ose të krijuara me ligj. Procesi i përzgjedhjes së një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm, në kushtet kur mandati i Adriatik Llallës përfundoi më 7 dhjetor, ka marrë mbështetjen edhe të dy misioneve që asistojnë Shqipërinë: OPDAT-i i Shteteve të Bashkuara dhe EURALIUS-i i Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Maqedonia në pritje të propozimit të ndërmjetësit Matthew Nimetz për emrin
Previous article Cila është mosha e duhur që fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT