• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Maqedonia në pritje të propozimit të ndërmjetësit Matthew Nimetz për emrin
Home
Rajon

Maqedonia në pritje të propozimit të ndërmjetësit Matthew Nimetz për emrin

17 December, 2017 Ina.Autor Rajon

Frika se identiteti maqedonas është kërcënuar, do të largohet me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, tha ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov.

Në një intervistë në Alsat, ai theksoi se nuk mund të pranohet asgjë që do të ishte keq, sa për të pasur një zgjidhje. Ai pret që ndërmjetësi Matthew Nimetz të dalë me një ofertë konkrete për këtë problem, kur të vlerësojë se çfarë mund të jetë objekt i diskutimeve të hollësishme.

Dimitrov para takimit me Nimetzin ka pasur takim me një përfaqësues të VMRO – DPMNE-së. Ai nuk dha më shumë hollësi. E ka informuar se si do të veprojë shteti në atë takim.

“Lënda e këtij kontesti – emri jonë, kjo e implikon dhe shkakton frikë dhe pikërisht për shkak të këtyre paqartësive, pavarësisht përgjigjes së ndërmjetësuesit, ne duhet të gjejmë mënyra për ta mbuluar atë frikë, sepse nuk do të ketë zgjidhje. E dyta, ajo që është në interes të Athinës është të bëjë një dallim midis shtetit tonë, Maqedonisë, dhe provincës së saj Maqedonisë, dhe ky dallim duhet të jetë sa më i pranueshëm për ne dhe i pranueshëm edhe për ta”, ka thënë Dimitrov.

Por, ish-ambasadori Risto Nikovski nuk pajtohet me qëndrimin e ministrit Dimitrov. Ndryshimi i emrit kushtetues, sipas Nikovskit, do të sjellë ndryshim të identitetit maqedonas.

“Të jeni të sigurt se ndërmjetësuesi e ka propozimin në çantë dhe tani është vetëm çështje teknike dhe taktike, si t’ia komunikojë atë popullit, dhe si të imponohet në Maqedoni, por që të mos shkaktojë ndonjë shpërthim të pakënaqësisë”, deklaroi ish-ambasadori Nikovski.

Ndërkohë kryeparlamentari Talat Xhaferi ka thënë se deputetët kanë kapacitetin dhe legjitimitetin edhe në emër të qytetarëve të vendosin mbi ndryshimin eventual të emrit kushtetues.

Për këtë deklaratë reagoi edhe opozita. VMRO – DPMNE e dënoi deklaratën e Xhaferit dhe paralajmëroi se shumica nuk guxon të miratojë ndryshim të emrit pa u deklaruar qytetarët në referendum mbi zgjidhjen e propozuar. Mbeten në qëndrimin se nuk do të pranojnë propozim që do ta rrezikonte identitetin maqedonas, gjuhën dhe kulturën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Balilajt “ruajnë” institucionet kryesore të vendit, si u dhanë 9.2 mln lekë për kompaninë e familjes
Previous article PS mbledh firmat për Kryeprokurorin. Propozojnë dy kandidatë në garë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT