• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FUTBOLL/ Rrahën arbitrin e ndeshjes. Ndëshkohet rëndë ekipi i Këlcyrës, ja vendimet e plota të Disiplinës
Home
Breaking News

FUTBOLL/ Rrahën arbitrin e ndeshjes. Ndëshkohet rëndë ekipi i Këlcyrës, ja vendimet e plota të Disiplinës

15 December, 2017 F.autor Breaking News, Futboll, Sport

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka bërë publike ditën e sotme, vendimet për parregullsitë në futbollin shqiptar, në ndeshjet e Kupës të kësaj mesjave, por edhe për çështjen më të nxehtë, atë të ndeshjes mes Përmetit dhe Këlcyrës, që degjeneroi me dhunë ndaj arbitrit Paço.

KF Këlcyra është përjashtuar nga gara për pjesën e mbetur të kampionatit, ndërsa ndeshja me Përmetin deklarohet e humbur 3-0 në tavolinë.

Dënime drastike janë marrë edhe për disa nga lotjarët dhe trajnerin e Këlcyrës, Robert Spahiu, ku disa janë dënuar përgjithmonë nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik, dhe disa për 24 muaj.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

1. KF ”Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.

2. Lojtari i KF “Vllaznia”, Ardit Krymi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF “Tirana”, Erjon Hoxhallari, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF “Vllaznia”, Eugen Zeka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS,zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

5. Lojtari i KF “Beslidhja” ,Spartak Ajazi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS,dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Bylis”,për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Luftëtari” planifikuar të luhej më datë 13.12.2017,në bazë të nenit 55/1/a) të KDS,dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).

7. KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatiti për sezonit futbollistik 2017/2018.

Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

8. Zyrtari i KF “Këlcyra”, Robert Spahiu , për kërcënim,nxitje të akteve të dhunës ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mije) Lek. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

9. Lojtaret i KF “Këlcyra”, Entilion Kamberi, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

10. Lojtari i KF “Këlcyra”, Renis Spahiu, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjiithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

11. Lojtari i KF “Këlcyra”, Kamber Kamberaj, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

12. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fatjon Sakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i KF “Këlcyra”, Meleq Xhakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fredi Kamberi për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF “Këlcyra”, Kristi Koshi, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti

16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Elbasani” U-19,Geri Selimaj, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Elbasani” U-19,Fabio Ramzoti, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Porto” U-17,Erisidjo Djala,si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

19. Saktësimin e bazës ligjore të vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 13.12.2017, pika 1; nga neni 115 i Rregullores së Veprimtarisë Sportive në nenin 117 të kësaj Rregulloreje dhe shtimin e nenit 65/1 të Kodit të Disiplinës Sportive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-juristi i OSHEE: Të arrestohet sa më shpejt Berisha dhe t’i sekuestrohen pasuritë
Previous article “Nëse ti beson se ke parë një fantazëm, nuk je vetëm!”, flasin psikologët amerikanë. Fakte që do t'ju trondisin

F.autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT