Kryeministri Edi Rama u justifikua në lidhje me skandalin në SHISH, ku SPAK vendosi masë sigurie për ish-drejtuesen Vlora Hysenin.
Rama u shpreh në konferenë për mediat se SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh.
Ai tha se Vlora Hyseni u dehumanizua publikisht. Kryeministri deklaroi se SPAK dhe GJKKO nxorën në Pazar sekretet hetimore.
“Nuk mund të lincohet një institucion dhe një ish-drejtuese në këtë farë derexheje. Nuk mund të trajtohen çështjet me thashetheme. Njerëzit nuk mund të shpallen fajtorë pa nisur gjyqi. Vlora Hyseni u lincua përpara se ta gjykojë gjykata. SPAk dhe GJKKO nxorrën në shesh secrete hetimore që diskutohen si thashetheme në publik”, tha Rama


