“Nëse ti beson se ke parë një fantazëm, nuk je vetëm!”. Kështu thuhet në një video-insert të BBC, ndërkohë që bëhet fjalë për bestytënitë më të famshme në botë.
Rreth 75 përqind e amerikanëve besojnë se kanë parë një fantazëm në jetën e tyre.
Mos u çudisni deri këtu! Uinston Çurçill është një prej tyre që gjithnjë ka besuar në këto lloj bestytënish. Ai madje mendonte se në dhomën e tij të fjetjes qëndronin një grup njerëzish që bashkëbisedonin kur ai flinte.
Por psikologët në bashkëpunim me disa mjekë psikiatër kanë zbuluar se:
“Të parit një fantazëm në realitet nuk është e vërtetë. Zakonisht truri ynë pëson disa dëmtime, gjatë momentëve të ndryshme kur drita rastis që të jetë e ulët, apo disa prej faktorëve të tjerë shqisorë nuk punojnë aq sa për të kuptuar se çfarë po shikohet nga syri ynë”.
Përtej të gjithave cilësohet se njerëzit supersticiozë janë më të efektshëm në punën e tyre, kur bëhet fjalë për projekte të rëndësishme.
Ato gjejnë mënyra të çuditshme për të kryer punën e tyre sa më mirë.
/ Përgatiti: AlpeNews.al



