• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-juristi i OSHEE: Të arrestohet sa më shpejt Berisha dhe t’i sekuestrohen pasuritë
Home
Shqipëri

Ish-juristi i OSHEE: Të arrestohet sa më shpejt Berisha dhe t’i sekuestrohen pasuritë

15 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ish- juristi i OSHEE, Romeo Kara, në një intervistë për Report TV, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pranuar padinë për të vijuar hetimet për privatizimin e OSHEE-së.

Kara deklaroi se Gjykata rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes penale lidhur me privatizimin e OSSH, duke kthyer dosjen pas për të kompletuar hetimet.

“Vendimi konsiston në pranimin e kërkesë-ankesës sime dhe të Kuvendit. Ky vendim ka të bëjë me pranimin e kërkesës sonë, me rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për pushimin e çështjes penale lidhur me privatizimin e OSSH dhe me kthimin e dosjes pas për të kompletuar hetimet.

Të gjitha provat e reja u konsideruan të pashqyrtuara dhe nga gjykata dhe u dha detyra që këto prova të rishiten”, tha Kara.

Më tej, ai sqaroi për Report TV se në kërkesën që i dërgoi Gjykatës për vijimin e hetimeve mbi këtë çështje nuk ka dërguar prova të reja, por email-et e shtetasit Nue Kalaj, që sipas tij, kompromentojnë gjithë sistemin e privatizimin të OSSH dhe nuk janë marrë parasysh më parë.

“Unë nuk kam çuar prova të reja këtë radhë në lidhje me kërkesën për ankimim, por kam evidentuar në kërkesën time që provat e reja që kam çuar unë, që janë në lidhje me disa emaile në lidhje me Nue Kalaj, të cilët kompromentojnë të gjithë sistemin e privatizimit të OSSH nuk janë marrë fare parasysh apo janë keqinterpretuar”, shtoi ai.

Gjithashtu, Romeo Kara kërkoi arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe sekuestrimin e pasurisë së tij.

“Ne duhet të jemi në momentin që ky person dhe të tjerë keqbërës, si Sali Berisha, të arrestohen sa më shpejt, pasuria e tyre të sekuestrohet dhe të mos lejohet që ai të tjetërsojë provat, të dëmtojë procesin, integritetin e tij, dhe të bëjë karshillëk duke qëndruar përball këtij procesi si njeri i paprekshëm”, përfundoi ish-juristi i OSHEE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vritet ish-boksieri shqiptar në Siri (FOTO)
Previous article FUTBOLL/ Rrahën arbitrin e ndeshjes. Ndëshkohet rëndë ekipi i Këlcyrës, ja vendimet e plota të Disiplinës

Redaktor2

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT