Policia ka nisur hetimet për një grua që filmohet duke hedhur 7 këlyshë të porsalindur në koshin e plehrave.
Pamjet e siguruara nga “Shërbimet e Kafshëve të Qarkut Riverside” tregojnë një grua me flokë të gjata, të veshur me një fund dhe bluze, e cila zbret nga një makinë tip “Jeep” dhe i drejtohet koshit me një qese të mbyllur në dorë.
Qentë mbijetuan vetëm se u gjetën nga një kalimtar, i cili i coi tek një dyqan aty pranë. Autoritetet njoftuan se nuk do të jetonin në temperaturat e larta që arrinin në 33 gradë celcius nëse nuk do të gjendeshin brenda 1 ore.
Fatmirësisht këlyshët janë marrë nën kujdesin e qendrës së kafshëve, ndërkohë që gruaja është ende në kërkim të policisë.