Ilir Meta është presidenti i zgjedhur me votat e mazhorancës së sotme qeverisëse. Në betimin e tij në kushtetutë më 2017 tha se do qëndronte mbi palët politike dhe se partia që ai ka drejtuar nuk do të ndikonte aspak në punën e tij si President i Republikës. Por duket se presidenti Meta i ka shpallur “luftë” të hapur qeverisë edhe pse ka gati 2 vjet në detyrë si president ai i ka kthyer qeverisë shqiptare 8 ligje.
Ku vetëm dy ditë më pare ai ktheu ligjin për vettingun në polici, nga ku rënditi disa arsye pse nuk e dekretoi ligjin ku dhe akuzoi mazhorancën se do ta kapë edhe këtë proces.
AlpeNews.al ju sjell disa nga ligjet që Ilir Meta i ka kthyer qeverisë së Edi Ramës:
1. DHJETOR 2018- Ligji për disa ndryshime për tatimin mbi të ardhurat për lojërat e fatit
2. NËNTOR 2017- Ligji për tarifat gjyqësore
3. DHJETOR 2018- Ligji për buxhetin e shtetit
4. DHJETOR 2018- Ligji për disa ndryshime për tatimin mbi të ardhurat për dividentin
5. TETOR 2018- Ligji për Teatrin
6. JANAR 2019- Ligji për Noterinë
7. JANAR 2019- Ligji për Kadastrën
8. PRILL 2019– Ligji për vettingun në polici
Duket se presidenti po e përdor postin e tij për të bërë opozitë në mënyrë institucionale dhe duke i hapur “luftë” qeverisë.
Përgatiti: AlpeNews.al