• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RRETHANA TË JASHTËZAKONSHME”/ Gjykata vendos lirimin e Gerd Gjeneralit, prokuroria lajmëron apelim
Home
Aktualitet
Kronikë

“RRETHANA TË JASHTËZAKONSHME”/ Gjykata vendos lirimin e Gerd Gjeneralit, prokuroria lajmëron apelim

15 February, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Korçës vendosi lirimin me kusht të Gerd Gjeneralit i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Itali në vitin 1997, duke cituar “rrethana të jashtëzakonshme”. Prokuroria kundërshton vendimin dhe ligjin ku është referuar gjykata.

Nga Dhorjela Çule

Prokuroria e Korçës do të apelojë vendimin e marrë nga gjykata e këtij rrethi për të liruar me kusht Gerd Gjeneralin (Gjinararin) një prej personave të njohur si pjesë e bandave të Tiranës të viteve 90’. Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Dhorina Theodhori i tha BIRN se  vendimi “do të apelohej patjetër”.

Ajo shtoi se prokuroria ishte në parim kundër këtij vendimi, ndërsa kundërshtonte edhe faktin që gjykata i referohej Kodit Penal të vitit 2014 dhe jo atij të ndryshuar. Kodi Penal i ndryshuar parashikon që të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të përfitojnë lirim me kusht vetëm pasi kanë kryer 35 vjet burg, ndërsa ai të cilit është referuar gjykata e kishte këtë kufizim në 25 vjet.

Gerd Gjenerali (Gjinarari) ishte  dënuar me burgim të përjetshëm në Itali në fillim të viteve 2000 për akuzën e vrasjes. Ai u gjet fajtorë, sëbashku me të tjerë persona, për vrasjen për hakmarrje të Naim Zyberit dhe dy shqiptarëve të tjerë. Ai u transferua nga burgjet italiane në vitin 2014.

Katër vjet pasi u trasferua në Shqipëri ai ka kërkuar në Gjykatën e Korçës lirimin me kusht. Dhe pas rreth 10 seancash gjyqtari Markelian Kuqo ka pranuar kërkesën e tij. Në vendimin e shkurtuar gjyqtari thotë se në këtë rast ka rrethana të jashtëzakonshme që e lejojnë lirimin me kusht, por ato nuk bëhen me dije. “I dënuari Gerd Gjinarari vlerësohet se plotëson kërkesat substanciale të ligjes, për tu cilësuar si i rehabilituar”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Po aty gjykata vlerëson se ai “ka bërë përpjekje për shuarjen e pasojave të veprave penale” dhe se ka normalizuar plotësisht “marrëdhëniet me trashgimtarët e viktimave”. Raportet nga burgjet për sjelljen e të dënuarit dhe raporti i shërbimit të provës në Korçë po ashtu kanë qenë pozitive. Gjykata thotë se ato kanë konkluduar se Gjenerali mund të riintegrohej në shoqëri.

Megjithatë prokuroria e Korçës e ka kundërshtuar vendimin. Një burim pranë saj tha se rasti në fjalë mund të bëhej një precedent dhe sillte kërkesa të ngjashme nga të dënuar të tjerë. Ndërkohë prokuroria shtyu me një ditë ekzekutimin e vendimit të lirimit të Gjeneralit, pasi gjeti gabime në vendimin e parë të gjykatës i cili u kërkua të korrigjohej.

Drejtuesja Prokurorisë së Rrethit Dhorina Theodhori tha se rasti do të apelohej. Ajo tha se akuza nuk binte dakord me ligjin të cilit i ishte referuar gjykata dhe se ai duhej të qëndronte të paktën 35 vjet në burg për të bërë një kërkesë të tillë. Megjithatë bëri të qartë se vendimi i gjykatës do të zbatohej ditën e shtunë.

Gjenerali (Gjinarari) u dënua sëbashku për “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Vendim ndaj tij mori formë të prerë në vitin 2001.

Gjenerali (Gjinarari) nuk është i pari i dënuar me burgim përjetë që merr favore nga gjykatat në muajt e fundit. Në nëtor 2018 Gjykata e Apelit në Durrës i hoqi dënimin e përjetshëm Viktor Ymerit, i dënuar për vrasje të dyfishtë dhe i njohur si anëtar i bandave të vitit 1997. Ymeri, i cili ia doli të rihapte çështjen me një vendim të Gjykatës së Lartë, u gjet sërish fajtorë, por u dënua me 25 vjet burg. Ai ka kryer pjesën më të madhe të dënimit.

Një trup gjykues i Apelit të Krimeve të Rënda, i formuar kryesisht nga gjykatës të rretheve, vendosi po ashtu një javë më parë të pranojë pas 10 vjetësh gjyqe gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, duke zbutur dënimin ndaj tij nga burgim i përjetshëm në 25 vjet. Të tjerë të dënuar po ashtu për krime të rënda kanë përfituar ulje dënimesh dhe lirime të parakohshme në një sërë vendimesh kontradiktore të gjykatave në vend, përfshi të akuzuarit si pjesëtarë të “Bandës së Durrësit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT E SIGURISË PËR PROTESTËN/ 1300 efektivë policie në gatishmëri
Previous article ME SYTË NGA QIELLI PËR PUSHTETIN/ Kryemadhi i lutet Zotit ti falë mëkatet dhe ti jap forcë në shesh

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT