Teksa jemi në “virgjilje” të protestës deklaratat e liderëve të opozitës sa vijnë e bëhen më të shpeshta, ku thirrjet për ditën e nesërme janë nga më të ndryshme.
Lulzim Basha vijon me fjalinë “të rrëzojmë Ramën”, ndërkohë që nga ana tjetër Monika Kryemadhi I është “dorëzuar” sot Zotit duke I kërkuar fuqi dhe forcë për daljen në shesh teksa fliste nga takimi me strukturat e LSI.
Nuk e dimë nëse kjo do të ndodhë, por ajo që është e sigurtë është se viti 2019 ka nisur me reflektim në formën e frikës për Kryemadhin, që lutjet ndaj Zotit për pushtet, ka filluar ti bëj të pandashme në deklarata të rëndësishme.
Çfarë deklaroi Kryemadhi sot:
“Frika e protestës i ka bërë të bllokojnë rrugë e autobusë, por s’kanë bërë mirë llogarinë që e gjithë Tirana do jetë nesër në bulevard. Nuk ka nevojë për autobusë, furgona, makina Qytetarët janë me popullin. Nesër e gjitha politika del në protestë si qytetarët. Sot me shumë se kurrë kemi nevojë për Bashkim Kombëtar. Zoti na dhëntë forcë dhe fuqi nesër në atë protestë paqësore”,- shtoi ajo.
Çfarë deklaroi në Konventën e LSI në janar:
“I lutem çdo ditë që të na falë mëkatet tona për mosveprim ndaj kësaj të keqeje që ka uzurpuar, i jam mirënjohëse çdo ditë për besimin dhe përkrahjen që kam te ju dhe i lutem çdo ditë që ta shtojë më shumë”, tha ajo.
Përgatiti: AlpeNews.al


