• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRESIDENCA/ Ja vendet vakante në organet e Vettingut: 3 ditë kohë per ti fituar
Home
Aktualitet
Drejtësi

PRESIDENCA/ Ja vendet vakante në organet e Vettingut: 3 ditë kohë per ti fituar

23 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Doni të punësoheni në organet e Vettingut? Kjo është e mundur. Në faqen zyrtare të Presidencës janë publikuar vendet vakante nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për pozicionet e këshilltarëve ligjorë dhe ekonomikë.

Aplikimet për vendet vakante janë të hapura nga dita e sotme, 23 tetor, deri në datën 24 tetor. Dorëzimi i dokumenteve bëhet pranë te ish-Lidhja e Shkrimtarëve, “Rruga e Kavajës”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte, ora: 09:00-16:00.

Njoftimi i plotë i Presidencës:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe vendimit të Kuvendit nr. 93/2017, shpall vendet vakante për pozicionet e këshilltarëve ligjorë dhe ekonomikë për institucionin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, konkretisht për këshilltarë ligjorë (12) dhe këshilltarë ekonomikë (4).

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 23-27.10.2017 në një nga format e dhëna më poshtë:

Paraqitjes së aplikantëve, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPK-së, në adresën: Rruga e Kavajës, Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte, ora: 09:00-16:00.

Kërkesës me shkrim dërguar me postë zyrtare në adresën: Rruga e Kavajës, Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 27/10/2017, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPK konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Kërkesë për aplikim përmes postës elektronike në adresën: [email protected]; tek institucioni i KPK-së, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;

kopje të dokumenteve të noterizuara ose të njësuara nga organi përkatës, që vërtetojnë kushtet e parashikuara në nenin 22, pika 3 (për këshilltarë ligjorë) dhe pika 4 (për këshilltarë ekonomikë) të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare: Giroud fitues i 'Puskas'
Previous article RAPORTI ALARMANT/ 11.5 milionë të mitura në botë, në vend të shkollës, martohen. Historitë

Redaktor2

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT