• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI ALARMANT/ 11.5 milionë të mitura në botë, në vend të shkollës, martohen. Historitë
Home
Jetë

RAPORTI ALARMANT/ 11.5 milionë të mitura në botë, në vend të shkollës, martohen. Historitë

23 October, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Jetë, Sociale

Dita Botërore e Vajzave: Jo martesës së të miturave
Miliona vajza në botë më parë martohen se shkojnë në shkollë. Megjithëse ligji e ndalon, ato martohen kundër vullnetit të tyre. Në Ditën Botërore të Vajzave (23 Tetor) OKB drejton apel.
Kinderehe Aktion Italien Amnesty International (Getty Images/G.Bouys)
Dhunë shtëpiake dhe seksuale, keqtrajtime, shfrytëzim, deri edhe vdekje: Efektet negative të martesës së hershme të vajzave të vogla janë të njohura. Atyre u mohohen shanset e shkollimit dhe zhvillimit, rreziqet shëndetësore rriten. Në të gjithë botën martohen 15 miliona vajza para moshës 18 vjeçare, disa prej tyre sapo kanë mbushur 10 vjeç, sipas të dhënave të organizatës së OKB-së për fëmijët, UNICEF.
Shtatzani para pubertetit
Pasojat janë të rënda: Sipas një studimi të organizatës për mbrojtjen e fëmijëve “Save të children” ka një lidhje direkte mes martesës së hershme, shtatzanisë dhe vdekshmërisë foshnjore. “Gjatë shtatzanisë dhe lindjes rritet rreziku për nënat e reja”, thotë Susanne Schröter, drejtoreshë e institutit të Frankfurtit, Islami Global. Pas lindjes, nënat e reja të janë të mbingarkuara, sepse janë vetë fëmijë, thotë ajo. “Ky është një skandal, absolutisht.” Vajzat e reja shfrytëzohen sistematikisht, sepse dhëndri shpesh është shumë më i moshuar. “Ato nuk mund të mbrohen, sepse marrëdhëniet e pushtetit janë të tilla, që ato nuk mund të bëjnë dot rezistencë.”
Susanne Schröter Leiterin des Frankfurter Forschungszentrum Globaler Islam (Frankfurter Forschungszentrum Globaler Islam)
Shtim i martesave të minoreneve
Në bazë të konventës të Kombeve të Bashkuara në shumicën e vendeve lejohet martesa e vajzave prej moshës 18 vjeç. Nga vitet 2015-2017 vende si Çadi, Malaui, Zimbabve, Kosta Rika, Ekuadori, Guatemala e kanë rritur moshën e martesës së vajzave në 18 vjeç. Susanna Krüger, drejtoreshë e organizatës “Save te children” thotë për Deutsche Wellen, se “kuadri ligjor ndihmon në ndryshimin afatgjatë të strukturave shoqërore.”
Megjithatë nga viti 2015 në të gjithë botën janë rritur rastet e martesave me minorene nga 11,3 në 11,5 milionë, një tendencë në vazhdim. Varfëria, lufta dhe konfliktet e mbajnë këtë sistem në funksionim. Krüger sqaron, se vetëm futja e një ligji në fuqi nuk mjafton. “Feja, kultura, strukturat shoqërore apo patriarkale janë të lidhura ngushtë më njëra-tjetrën dhe kushtëzojnë njëra-tjetrën.”
Kinderehe Amnesty International (Getty Images/G.Bouys)
Në vend të shkollës martesa e detyruar- një fatkeqësi për 11,5 milionë vajza në botë…
Lufta në Siri shtoi fenomenin e martesave të minoreneve
Etnologja, Susanne Schröter thotë se konfliktet luftarake e shtojnë këtë fenomen, si në rastin e Sirisë. “Pas shpërthimit të konfliktit, sidomos pas fluksit të refugjatëve janë shtuar rastet e martesave të minoreneve. Madje janë martuar vajza 10 apo 11 vjeçare me pretendimin se kjo i mbron ato, edhe nga shfrytëzimi seksual. ”
Objektivi i OKB-së është që pas vitit 2030 të mos ketë më martesa të minoreneve. Organizata “Save the children” kërkon që politika të veprojë më me forcë kundrejt fenomenit. “Më e rëndësishmja është arsimimi, dhe tjetra vajtja në shkollë e vajzave e fëmijëve”, thotë Susanna Krüger. Sukseset më të mëdha deri më tani janë arritur në Amerikën Latine. Numri i martesave të tilla, pas ndryshimit të ligjit ka rënë ndjeshëm brenda dy vjetësh. Tani aty vetëm çdo e pesta vajzë i premtohet një të panjohuri. Një rreze shpresë në një fenomen të errët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENCA/ Ja vendet vakante në organet e Vettingut: 3 ditë kohë per ti fituar
Previous article Memushaj dhe Gjimshiti bëhen me trajner të ri

Redaktor1

Postime të ngjashme

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash Aktualitet

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT