Në shqipëri kanë nngelur edhe 6 muaj nga zgjedhjet vendore, Komisioni Qëndrorë i Zgjedhjeve u bën thirrje partive politike të rigjistrohn në këtë proçes. Sipas KQZ, afati për regjistrimin që iu është lënë në dispozicion partive është 21 prilli.
Ndërkohë për regjistrimin e koalicioneve, si afat i fundit është lënë 1 maj, ndërsa deri më 13 maj duhet të dorëzohen listat me kandidatë për këshilltarë.
Mes të tjerash KQZ bën me dije se fushata zgjedhore do të nis më 31 maj, ndërsa i ‘tërheq veshin’ partive që mos të nisin fushatën para kësaj date. Po ashtu KQZ paralajmëroi partitë se do të merren sanksione ndaj tyre nëse nuk respektohet transparenca.


