• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Brenda “Shtëpisë së Ëndrrave” të familjes Shira në Bulqizë, si ndryshoi jeta për 5 anëtarët
Home
Sociale

Brenda “Shtëpisë së Ëndrrave” të familjes Shira në Bulqizë, si ndryshoi jeta për 5 anëtarët

4 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Grupi Balfin, nën kujdesin e veçantë të presidentit Samir Mane, ka bërë të mundur në kohë rekord, brenda vetëm 3 javësh, rindërtimin e plotë të shtëpisë së familjes Shira në Bulqizë, që jetonte në kushte të mjerueshme, dhe me kryefamiljarin që vuante nga një sëmundje e rëndë.

Rasti ishte denoncuar në emisionin “Stop” në TV Klan, ku kryefamiljari Nexhmi Shira që vuan nga parkinsoni, bashkëshortja dhe tre fëmijët kërkuan ndihmë me lot në sy.

Vajza e madhe e familjes tregoi në emisionin e transmetuar më 7 Dhjetor 2018 se pavarësisht kushteve, ajo këmbëngul për tu bërë doktoreshë në të ardhmen. Ndërsa djali tha se edhe pse shiu që bie jashtë hyn brenda, ata aty hanë e pinë se s’kanë nga të shkojnë.

Presidenti i Balfin Group, Z. Samir Mane “Stop” dhe “Fundjava Ndryshe” i kanë dhuruar një jetë të re familjes Shira, duke i bërë shtëpinë e ëndrrave tashmë.

Tanimë kjo familje, do të ketë mundësinë që të jetojë në kushte shumë të mira dhe me dinjitet.

“Falënderoj shumë emisionin “Stop” dhe xhaxhin Samir Mane për këtë dhuratë që më bënë për Vit të Ri”, tha vajza e madhe e familjes.

Ndërsa kryefamiljari Nexhmi Shira tha se krevatin që do të kenë në shtëpinë e re “nuk e kemi pasur as kur jemi martuar.”

“Ju faleminderit për nderin që më bëtë. Një shtëpi si kjo nuk e kam parë as në ëndërr, por që “Tv Klan”, “Balfin Group” dhe “Fundjava ndryshe” më bënë të lumtur dhe më bënë shtëpinë që ta kenë fëmijët e mi. Ju falënderoj, Zoti ju bekoftë që mi strehuat fëmijët”, tha Shira.

Në fotot e këtij shkrimi, mund të shihet konkretisht gjendja e mëparshme e shtëpisë, dhe transformimi i saj pas ndërhyrjes rrënjësore.

Në një mesazh, Presidenti i Balfin Group, Samir Mane, falënderoi emisionin “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”. “Përgëzoj të gjithë stafin e emisionit “Stop”, Saimirin, Gentin, Arbrin nga “Fundjavë Ndryshe” dhe çdo njeri që ka mundësuar ndihmë ndaj kësaj familjeje në kohë rekord. Pa dyshim, përshëndes edhe stafin e kompanisë time që është marrë ditë natë me këtë punë, që familja Shira brenda Vitit të Ri të jetë në një shtëpi të re, më të bukur dhe më të mirë. Gjatë vitit 2018 kemi bërë shumë, kemi ndihmuar shumë familje në nevojë, kemi ndihmuar shumë njerëz dhe fëmijë në nevojë. Pa dyshim që pjesa më e madhe e këtyre ndihmave nuk janë pjesë e komunikimit publik që ne kemi me njerëzit. Ato i kemi sepse kemi menduar se njerëzit në nevojë duhet t’i ndihmojmë dhe jam i sigurt se edhe për vitin 2019 “Balfin Grup” dhe unë personalisht do të kemi një fokusim të mjaftueshëm për tu marrë me familjet në nevojë, natyrisht me fonde edhe më të mëdha se ato të vitit 2018. Unë i uroj familjes Shira më të mirën për vitin 2019, gëzim, lumturi, dhe shpresoj që këtë ndihmë të vogël që ne kemi dhënë ta gëzojnë përgjithmonë”, tha Mane.

Presidenti Mane, nëpërmjet Grupit Balfin, është angazhuar se do të vazhdojë t’u kushtojë vëmendje të pakursyer njerëzve në nevojë.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë tre viteve të fundit duke shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë ku janë të shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t’i ndryshojë për mirë.

Ndër to mund të përmendet padyshim rastet i varfërisë ekstreme të familjeve në njësinë administrative Kashar në Tiranë, rasti i familjes Nipolli në Çengelaj të Peqinit apo ai i zonjës Silvana me nevoja të veçanta në Delvinë.

Në muajin qershor, presidenti i Grupit Balfin deklaroi drejtpërsëdrejti në emisionin “Opinion” në TV Klan, se merrte përsipër të gjitha shpenzimet për problemet ekonomike të familjes Luka në Vorë, një familje, ku nëna e tre vajzave e kishte shumë të vështirë t’i garantonte jetesën të bijave.

Vetëm në bashkëpunim me Fondacionin Fundjavë-Ndryshe, Grupi Balfin po mbështet mbi 35 familje që përballen me vështirësi në punësim, shkollim apo asistencë mjekësore. Por mbështetja që Grupi Balfin jep përmes kësaj organizate është vetëm gjysma e mbështetjes totale, sepse një kontribut i tillë jepet edhe për mjaft shoqata dhe organizata të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON TË "BLINDOJË" TRAJNERIN/ Juventusi është gati t'i ofrojë Allegrit kontratë të re...
Previous article ZGJEDHJET VENDORE/ KQZ njofton datën e fillimit të fushatës, dorëzimin e listave të kandidatëve

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Motori përplaset me shtyllën, ndërron jetë 21-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Motori përplaset me shtyllën, ndërron jetë 21-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT