• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË NË TIRANË/ Burri DHUNON KEQ gruan dhe e bën për spital. 28 vjeçarja…
Home
Breaking News

E RËNDË NË TIRANË/ Burri DHUNON KEQ gruan dhe e bën për spital. 28 vjeçarja…

25 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një burrë është prangosur nga Policia e Tiranës, pas dhunës fizike që ai ushtroi ndaj bashkëshortes së tij. Si pasojë e kësaj dhune, gruaja ka përfunduar në spital, dhe mësohet e është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Babrru, ku sipas Policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, F. L., 28 vjeçe.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 24. 10. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., vjeç 35, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, F. L., vjeçe 28, banuese në Babrru, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Neni 130/a

Dhuna në familje

(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në dy vjet.

Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me  pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGJIMET/ Dako: Komunikoj me çdo qytetar të Durrësit për vota, s’ka bir ku*ve që të më ndalojë t’i hap telefonin
Previous article E BUJSHME/ Vetëm në 8 minuta Chelsea shënon dy gola

F.autor

Postime të ngjashme

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT