Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të enjten, deklaroi se është i detyruar të komunikojë me çdo qytetar të Durrësit, për t’i marrë votën.
“Unë jam Kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe pushteti im buron nga vota dhe unë komunikoj me çdo qytetar. Ku ka familje me këtë mbiemër unë shkoj e takoj, unë shkoj në çdo qendër elektorale. Unë shkoj dhe marr kontakte të drejtpërdrejta me çdo anëtar të familjeve dhe u kërkoi votën në favor të punës që unë bëj”, shprehet Dako. (TemA)


