• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Qyteti i Zürichut kërkon policë me origjinë të huaj
Home
Europë

Qyteti i Zürichut kërkon policë me origjinë të huaj

3 December, 2017 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Një raport propozon që në qytetin e Zürichut të punësohen më shumë policë me origjinë të huaj.

Në shumë fusha Zvicra është e pakalueshme – dhe këtu hyn sidomos statistika.

Në këtë vend numërohet gjithçka: insekte, trumcakë dhe njerëz, gjithsesi. Në fund të shtatorit në qytetin e Zürichut jetonin 422’153 njerëz. Prej tyre 285’214 janë zviceranë (këtu hyjnë edhe shtetasit zviceranë me origjinë të huaj).

136’939 banorë janë të huaj, domethënë ata kanë statuse të ndryshme qëndrimi. Llogaritur me përqindje i bie se në qytetin e Zürichut jetojnë 67,6 për qind zviceranë dhe 34,2 për qind të huaj.

Meqë personat me shtetësi të huaj nuk kanë të drejtë të punësohen në polici, në qytetin e Zürich në njësitë e ndryshme policore dominojnë vendasit, dmth. zviceranët. Kjo situatë duhet të ndryshojë, kërkon Qendra për të Drejtat e Njeriut në Bernë në një raport për qeverinë lokale të Zürichut. Sipas kësaj Qendre përbërja e policisë duhet të pasqyrojë shumëllojshmërinë e popullsisë.

Përkthyer në gjuhë më të kuptueshme kjo domethënë se duhet të ketë më shumë policë me origjinë nga Ballkani, nga Azia, nga vendet e Europës perëndimore, për shembull nga Gjermania. Aktualisht, sipas Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Bernë, policia në Zürich nuk reflekton heterogjenitetin e popullsisë.

Raporti trajton edhe një fenomen tjetër: shumica e të punësuarve në policinë e Zürichut jetojnë në rrethinën e qytetit apo edhe më larg qendrës. 80 për qind e të punësuarve të policisë nuk jetojnë në qytet.

Raporti kërkon që të ketë më shumë policë që banojnë në qytet, pasi që ata janë më të përshtatshëm në kontakt me pakicat.

Raporti është shkruar me kërkesë të departamentit të sigurisë të Zürichut pas akuzave ndaj policisë se në disa rast kishte kontrolluar njerëz vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës. Kjo metodë quhet: Racial Profiling.

Prej 2000 pjesëtarëve të policisë një e treta shërbejnë me uniformë. Sidomos në këtë sektor, sipas raportit, është me rëndësi kultura policore. Në planin strategjik të departamentit të sigurisë të qytetit të Zürichut parashihet rritja e numrit të policëve me origjinë të huaj. (dp)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U filmua duke dhunuar fëmijët në kopësht, ja dënimi për edukatoren Denida Rexhepi
Previous article SKANDALI/ Shqipëria merr medalje në Botëtor, por federata prezantohet me flamur kinez (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT