• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U filmua duke dhunuar fëmijët në kopësht, ja dënimi për edukatoren Denida Rexhepi
Home
Aktualitet
Drejtësi

U filmua duke dhunuar fëmijët në kopësht, ja dënimi për edukatoren Denida Rexhepi

3 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 muaj dhe 20 ditë burgim ish-edukatoren e një kopshti privat, pasi u shpall fajtore për veprën penale të “keqtrajtimit të të miturve”.

Bëhet fjalë për 30-vjeçaren, Denida Rexhepi, e cila është arrestuar më 4 qershor të këtij viti nga Policia, pasi u akuzua për rrahjen e dy fëmijëve të mitur në kopshtin ku punonte. Vetë ish-edukatorja nuk e ka pranuar asnjëherë fajësinë dhe në sallën e gjyqit është mbrojtur duke pretenduar se nuk i ka dhunuar. Përmes avokatit të saj mbrojtës, Rexhepi ka pretenduar gjithmonë se vetëm sa u ka tërhequr vë- mendjen fëmijëve dhe se nuk i ka keqtrajtuar. Megjithatë, si provë në gjyq janë marrë edhe kamerat e sigurisë që dispononte kopshti privat, i cili ndodhet pranë rrugës “Nikolla Lena”.

Në pamjet filmike, sipas Prokurorisë, shihet qartë se ish-edukatorja ka keqtrajtuar fëmijët e mitur, duke i goditur ata dhe duke i fyer. Këto prova kanë mjaftuar për Gjykatën e Tiranës, e cila më datë 1 nëntor të këtij viti ka dënuar Rexhepin me 5 muaj burgim. Pavarësisht vendimit të Gjykatës, e cila kryesohej nga gjyqtari Albert Meça, vetë Denida Rexhepi ka vendosur që ta ankimojë dënimin me 5 muaj e 20 ditë burgim. Ankimimi është bërë një ditë pas vendimit, pra më 2 nëntor.

AKUZAT

Denida Rexhepi u arrestua më datën 4 qershor të këtij viti nga oficerë të Policisë të Komisariatit nr. 2 në Tiranë. Kallëzimi ndaj saj është bërë nga dy prindërit e dy fëmijëve të keqtrajtuar, J.B. dhe M.L., të cilët kanë thënë se në datat 30 maj 2017 dhe 31 maj 2017, Rexhepi ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në kopshtin privat ku punonte. Në atë kohë, u sekuestruan edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë së këtij kopshti, të cilat më pas u publikuan edhe në media.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO+18/ Modelja më e kërkuar shfaqet tërësisht nudo, të gjithë po...
Previous article Qyteti i Zürichut kërkon policë me origjinë të huaj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT