• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Çfarë nuk u pa live në TV/ Ministri Xhafaj qetëson banorët, tregon masat që janë marrë për t’i shpëtuar situatës
Home
Sociale

Çfarë nuk u pa live në TV/ Ministri Xhafaj qetëson banorët, tregon masat që janë marrë për t’i shpëtuar situatës

1 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas nje inspektimi ne terren, tek zona me problematike aktualisht, ne autostradën Tiranë Durres, ministri i brendshem Fatmir Xhafa, ka qetesuar qytetaret per situatën e krijuar.

Xhafaj ne nje qendrim rreth 40 minuta me banoret ne terren u ka komunikuar se jane marr te gjitha masat per kete situate te shkaktuar nga perkeqesimi i motit. mediat ishin te pranishme per te percjell live takimin dhe biseden me banoret.

Te shume ishin ata qe paten debate dhe ankesa me ministrin Xhafaj duke i treguar gjithe secili situaten e tensionuar te krijuar 24 oreshin e fundit nga situata e motit./AlpeNews.al

Pjesë nga prononcimi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për situatën e përmbytjeve nga zona e Kasharit në autostradën Tiranë–Durrës:

 Z.Xhafaj, cilat janë masat që keni marrë për të përballuar këtë situatë?

Siç e shikoni dhe ju, policët i kemi të gjithë në dispozicion. Mund të them një fakt që e gjithë Policia është në situatë të jashtëzakonshme. Që nga mbrëmja e djeshme e gjithë Policia është në krye të detyrës.

Ka pika të nxehta z.Xhafaj aktualisht?

Akset kryesore. Ju i keni ndjekur, i ka dhënë dhe televizioni juaj. Me këtë rast, kjo është shumë e rëndësishme, dua t’ju falënderoj edhe për të gjithë këtë sakrificë që keni bërë ju, sepse është shumë e rëndësishme në radhë të parë për qytetarët edhe për të krijuar ata situatën edhe për t’u përshtatur me këtë situatë, e për të ndjekur rregullat përkatëse. E dyta, është një ndihmë shumë e madhe dhe për ne që e menaxhojmë këtë situatë.

Përsa i përket makinave të dëmtuara do merrni përsipër kostot?

Ne, siç e shihni kemi vënë në dispozicion karoatrecët, ato mundësi që kemi, që t’i lëvizim. Kemi biseduar dhe me Drejtorin dhe shefin e qarkullimit që së pari njëherë të jemi shumë të kujdesshëm, që të paktën ato që i ka dëmtuar natyra, mos të dëmtohen nga faktorë të tjerë të jashtëm dhe të jenë në prezencë vetë drejtuesit e mjeteve mundësisht. Dhe nëse edhe kur nuk janë në prezencë, të ketë mundësi policia nëpërmjet karoatrecëve t’i sistemojë diku, për të vazhduar pastaj… Dhe dy gjëra, që mjeti të ruhet aq sa mund të ruhen në këtë situatë dhe, e dyta, që është shumë e rëndësishme, të normalizohet situata.

Z.Xhafaj, kur do të jetë e hapur kjo rrugë, sepse është aksi kryesor i shqiptarëve?

Sapo të lirohet nga mjetet. S’mund ta them unë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PLOTË /Paralajmëron Xhaçka: Situata do rëndohet, banorët e rrezikuar në Jug të largohen!
Previous article PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Prefekti i Fierit jep alarmin: Priten orë më të këqija, Vjosa është në...

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT