• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTË /Paralajmëron Xhaçka: Situata do rëndohet, banorët e rrezikuar në Jug të largohen!
Home
Sociale

E PLOTË /Paralajmëron Xhaçka: Situata do rëndohet, banorët e rrezikuar në Jug të largohen!

1 December, 2017 sidorela.editor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një njoftoim për shtyp, ka deklaruar se situata e reshjeve në vend pritet të rëndohet.

Sipas Xhaxhkës pritet që lumenjtë të vazhdojnë të fryhen dhe disa prej tyre mund të dalin dhe nga shtrati. Situata më e rëndë pritet të jetë në Jug.

“Një natë e vështirë ajo që kaluam por maksimalisht e menaxhueshme. FA dhe gjithë strukturat janë përgjigjur maksimalisht për përballimin e situatës”, u shpreh ministrja.

Sipas ministres, efektivë të FA kanë mundur të evakuojnë 315 persona, nderkohe qe pritet rëndim i gjendjes gjatë ditës së sotme, veçanërisht në jug të vendit.

Ministrja, gjithashtu  u ka bërë thirrje banorëve të rezikuar  në Jug të largohen nga banesat.

Deklarata e plotë:

Një natë e vështirë por maksimalisht e menaxhueshme ajo që kaluam.Situatës së pazakontë për shkak të rreshjeve të shiut, Forcat e Armatosura dhe e gjithë struktura shtetëtore i janë përgjigjur me angazhimin maksimal për përballimin e situatës. 500 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan për menaxhimin e situatës në zonën më të prekura nga moti i keq, kryesisht në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Gjirokastrës.

Deri në momentin që flasim, efektivët tanë të komandës mbështetëse, forca tokësorë, policia ushtarake dhe batalioni mbështetës i Shtabit te Përgjithshëm kanë mundur të evakuojnë 315 persona. 250 prej tyre kanë qenë të bllokuar në autostradën Tiranë – Durrës, Qafën e Kasharit e Valias, ndërsa pjesa tjetër në fshatrat e Krujës. Vetëm pak më parë efektivët e Forcave të Armatosura kanë evakuar një foshnje 5 muajshe dhe nënën e tij në zonën e llixhave në bashkinë Kruje. Aktualisht në Qendrën Shëndetësore të Komandës së Forcës Tokësore në Zallherr, po marrin ndihmën e duhur 13 personat e evakuar nga FA pak përpara mesnatën në Valias.

Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara. Në disa segmente të këtyre lumenjve po merren masa për të organizuar evakuim të banorëve të rrezikuar, duke filluar nga zonat që preken nga lumi Vjosë. Dua t’i bëj thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura nga reshjet, të gjithë atyre që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që, historikisht rrezikojnë përmbytje: ju lutem largohuni menjëherë nga banesat tuaja dhe bashkëpunoni me Forcat e Armatosura dhe strukturat e emergjencës për tu evakuar.

E përsëris këtë thirrje pas rikonfirmit nga ana e Emergjencave Civile dhe Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për shtim të intensitetit të rreshjeve gjatë orëve në vijim, cka mund të sjellë rritje të nivelit të ujit në shtretërit e lumenjve. E gjithë struktura shtetërore është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës.

Ju lutem Na ndihmoni të përballojmë bashkarisht situatën, bashkëpunimi me ju është garancia më e madhe për të siguruar jetën e secilit prej jush! Forcat e Armatosura kanë angazhuar kapacitete të reja njerëzore dhe teknike për tu zhvendosur në drejtim të Fierit dhe të Vlorës për të përforcuar dhe mbështetur autoritetet vendore dhe mbi të gjitha për të garantuar sigurinë e jetës për të gjithë banorët e prekur. /AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reshjet e dendura, fryhet Viroi në Gjirokastër
Previous article Çfarë nuk u pa live në TV/ Ministri Xhafaj qetëson banorët, tregon masat që janë marrë për t'i shpëtuar situatës

sidorela.editor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT