• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DJALI I VRARË DHE PA NGRËNË”/ Denoncimi i prindërve të fëmijës me autizëm në Berat (VIDEO)
Home
Breaking News

“DJALI I VRARË DHE PA NGRËNË”/ Denoncimi i prindërve të fëmijës me autizëm në Berat (VIDEO)

13 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pak ditë më parë prindërit e një fëmije me autizëm denoncuan në polici, se djali i tyre 12-vjeç ishte dhunuar fizikisht në qendrën e rehabilitimit ‘Unë jam si ju’ dhe ishte lënë pa ngrënë.

Pas denoncimit, nga i ati F. Boci 54-vjeç, prindërit tregojnë shenjat e dhunës në trupin e djalit, ndërsa akuzojnë qendrën në Berat.

Punonjësja e qendrës fillimisht shprehet se ato nuk janë shenja dhune, ndërkohë që prindërit e akuzojnë se fëmija ka edhe një javë pa ngrënë. Ata tentojnë që të kontaktojnë me drejtoreshën, por ajo e ka të mbyllur telefonin.

Qendra shtetërore e rehabilitimit të fëmijëve me aftësi ndryshe ‘Unë jam si ju’ ndodhet pas spitalit të Beratit, ndërsa punonjësit kanë mohuar denoncimin e prindërve të fëmijës për dhunë.

Denoncimi i prindërve, shenjat e dhunës në trupin e 12-vjeçarit

Debati mes punonjëses dhe prindërve të fëmijës
Prindërit: Djali ka qenë në spital dje, i merren mend, nuk ka fuqi. Djalin po e marrim të vrarë dhe pa ngrënë. Na sill letrën tani, ta firmosim.
Punonjësja: Dje më thanë se hëngri dhe e nxori, ka pirë vetëm ujë.
Prindërit: Po si nuk njoftohet njeri? Doktori me leje është?
Punonjësja: Ai nuk ka qenë sëmurë, mbase hëngri shumë byrek, një e gjysmë dhe e ka nxjerrë
Prindërit: Djalin e mora të vrarë dhe pa ngrënë gjithë javën
Punonjësja: Fillimisht nuk hapte gojën, ai filloi njëherë, pastaj, por..
Prindërit: Je nënë ti apo jo?! Fëmija pa ngrënë, këtë javë që nuk erdhëm shiko si është katandisur. Drejtoresha thotë ju e shqetësoni se vini shpesh, por ja kur nuk erdhëm ne, çfarë ndodhi!!!

Njoftimi i policisë së Beratit
Më datë 03.09.2018, shtetasi F.B., vjeç 54, banues në Berat, ka bërë kallëzim se në ambientet e një qendre rehabilitimi është dhunuar fizikisht djali, shtetasi A.B., vjeç 12. Materialet u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 90 i Kodit Penal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRODUKTET MË TË REJA TË “APPLE”/ “iPhone” më të mëdhenj e më të shtrenjtë
Previous article JENI FEJUAR ME NJË AMERIKAN? Ja njoftimi që jep ambasada për ju

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË/ Përplasen "kokë më kokë" automjetet në Fier, të dy drejtuesit... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË/ Përplasen "kokë më kokë" automjetet në Fier, të dy drejtuesit...

PROTESTA E 30 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike Aktualitet

PROTESTA E 30 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

ZJARR MASIV NË KODRAT E SHTËRMENIT/ Dhjetëra forca në terren neutralizojnë flakët pas disa orësh betejë Aktualitet

ZJARR MASIV NË KODRAT E SHTËRMENIT/ Dhjetëra forca në terren neutralizojnë flakët pas disa orësh betejë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT