Një tjetër ngjarje e rëndë në Itali. Një urë është shembur në autostradën A10 në Genova dhe bashkë me të sipas raportimeve të para të mediave italiane kanë rënë edhe autovetura, çka do të thotë se mund të ketë viktima.


14 August, 2018 k.autor Europë, Nderkombetare
Një tjetër ngjarje e rëndë në Itali. Një urë është shembur në autostradën A10 në Genova dhe bashkë me të sipas raportimeve të para të mediave italiane kanë rënë edhe autovetura, çka do të thotë se mund të ketë viktima.

Dhjetëra telefonata kanë mbërritur në policinë italiane, ndërsa fotot janë postuar në “Facebook”.
Dyshohet se ajo që ka shkaktuar shembjen e urës mund të ketë qenë një kolaps strukturor, që ka ndodhur në pjesën që kalon mbi rrugën “Walter Fillak” në zonën e Sampierdarena.
Të dyja karrexhatat kanë rënë në tokë për rreth njëqind metra. Në autostradën A10 Genova-Savona është mbyllur kryqëzimi midis A7 Milano-Genova dhe Genova Aereoport në të dy drejtimet.