• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENDERAT/ Reagon PD: Po jepen pa garë, do rishikojmë ligjin e koncesioneve për konkurencë të lirë
Home
Shqipëri

TENDERAT/ Reagon PD: Po jepen pa garë, do rishikojmë ligjin e koncesioneve për konkurencë të lirë

14 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

‘Korrupsioni është në nivele alarmante ndërsa 1 në 3 tendera’. Deklarata vjen nga drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit pranë PD, Lealba Pelinku, në një dalje për mediat. ‘Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë me të njëjtin konkluzion si disa institucione të rëndësishme ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Shtetit apo Gjykata Europiane e Auditit, se në Shqipëri nuk ka konkurencë të hapur dhe 1 në 3 tendera janë dhënë pa garë. ‘ u shpreh Pelinku ndërsa shtoi se përkthimi në shifra i mungesës së konkurencës në shpenzimin e parave publike, zbulon se qeveria e Edi Ramës i ka dhënë klientëvë të saj ne 1 vit 70 milionë euro pa garë, duke rritur në mënyrë alarmante këtë procedurë korruptive në krahasim me vitin e parë të qeverisjes.


‘Mënyra tjetër për të grabitur paratë publike është pjesëmarrja në tender e vetem 1 kompanie. Edhe në këtë procedurë korruptive konkurenca ka munguar plotësisht në 30 % të rasteve, duke paracaktuar fituesin e preferuar të qeverisë per ndarjen së bashku te miliona eurove të tjera nga taksat.’ – vijoi më tej ajo, duke theksuar se mungesa e konkurrencës ka sjellë që fondet publike të shpërdorohen pa kriter dhe, si në asnjë vend tjetër, të mos i kursehet asnjë qindarkë buxhetit të shtetit.Për Partinë Demokratike, shpenzimet e qeverisë janë marramendës.

‘Ndërkohë që çdo ditë mbyllen 45 biznese, varfëria rritet dhe 133 mijë nxënës kane braktisur shkollën, kampionët e babëzisë dhe korrupsionit kanë blerë 229 milionë euro makina, karburant, bileta avioni, fasada të mjerimit urban, pajisje për zyra e komoditete të tjera për luksin e tyre. ‘ u shpreh Pelinku, ndërsa bën përgjegjës për situatën kryeministrin Rama.

Në përfundim Pelinku u shpreh se rishikimi i ligjit të koncesioneve dhe prokurimeve për të siguruar konkurencë të lirë, së bashku me Ligjin Antimafia, që do të kthejë tek shqiptarët çdo cent të vjedhur, do të jetë prioritet në luftën e Partisë Demokratike kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FSHF-KLUBET/ Ballafaqim para nisjes së kampionatit. Ja çështjet e nxehta
Previous article KATASTROFË NË ITALI/ Shembet ura në autostradën në Genova, një pjesë ka rënë mbi banesa

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT