• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zhvillimi i Kinës “i pabalancuar” dhe “i papërshtatshëm”
Home
Botë

Zhvillimi i Kinës “i pabalancuar” dhe “i papërshtatshëm”

20 October, 2017 Redaktor1 Botë, Politikë

Bursat në Azi punojnë pa të reja, në një kohë kur në Pekin kremtohet kongresi i Partisë Komuniste të Kinës. Në të, kryetari i partisë Xi Jiping foli para së gjithash për probleme ekonomike dhe synime.

Xi Jiping është njeriu më i fuqishëm në këtë ngjarje të komunistëve kinezë, e cila zhvillohet njëherë në pesë vjet. Ai është kryetar i shtetit dhe i partisë, fjala e tij ka peshë, edhe në ekonomi. Ai i paralajmëroi komunistët e Kinës për “sfida serioze”. “Problemi ynë është zhvillimi ynë është i pabalancuar dhe i papërshtatshëm”, tha Xi para delegatëve. Ai premtoi një hapje të mëtejshme të tregut dhe mbrojtjen e interesave të investorëve të huaj. “Kina nuk do t’ia mbyllë botës dyert. Hapja na sjell përparim, po të izolohesh mbetesh prapa”, tha Xi. Kryetari i shtetit dha siguri se Kina “do t’i mbrojë interesat legjitime dhe të drejtat e investorëve të huaj”. Të gjitha sipërmarrjet e regjistruara në Kinë trajtohen në mënyrë të barabartë.

Nxitës i globalizimit

Në një kohë kur SHBA tërhiqen pas politikës “America First” të Presidentit Donald Trump, Xi së fundi është paraqitur herë pas herë si mbështetës i globalizimit. Megjithatë, sipërmarrjet e huaja ankohen se fjalët e tij nuk janë ndjekur nga veprat dhe shteti ruan edhe më tej kontrollin mbi ekonominë. Sipërmarrje nga Evropa dhe SHBA raportojnë se në sektorë të caktuar përjashtohen dhe detyrohen që t’i ndajnë teknologjitë e tyre me konkurentë lokalë.

Një hapje e tregjeve për investorët e huaj aktualisht nuk ka prioritet në agjendën e Xi-së, i tha një përfaqësues i SHBA në Kinë agjencisë së lajmeve Reuters, por nga pozita anonimiteti. Edhe zbutja e borxhit të madh të vendit besohet se do të lihet për më vonë. “Ato për të cilat diskutohet në radhë të parë janë disiplina dhe kontrolli”.

“Pjesëmarrësit e tregut do ta vëzhgojnë këtë herë këtë me shumë vëmendje në kongres”, pret Yan Kaiwen, analist i China Fortune Securities. “Interesi është që të mësohet, nëse përballë shqetësimeve lidhur me rritjen ekonomike a do të shfaqen papritur plane reformuese”.

Indeksi kinez i aksioneve CSI 300 u rrit të mërkurën me 0,5 përqind. Edhe rritja në bursën e Shangait ishte e përmbajtur: këtu plusi ishte 0,3 përqind. Kina pret këtë vit një rritje më të madhe, para së gjithash për shkak të projekteve të ndërtimit të shtetit. Banka Qendrore pret një rritje prej rreth shtatë përqind.

“Forcimi i kapitalit”

Në fjalimin e tij në Pekin, Xi bëri të ditur mbështetje për zhvillimin e firmave private dhe për një konkurencë të ndershme. Por njëkohësisht ai bëri thirrje për forcimin e sipërmarrjeve shtetërore: qeveria angazhohet për një “forcim, përmirësim dhe zgjerim të kapitalit shtetëror”, tha kryetari i shtetit dhe i partisë. Ajo do ta “luftojë me efikasitet humbjen e pronës shtetërore dhe do ta çojë përpara reformën e sipërmarrjeve shtetërore dhe zhvillimin e një ekonomie me pronë të përzier.”

Vëzhguesit presin që në këtë raport të tendosur midis sipërmarrjeve shtetërore dhe atyre private, Xi të mos e shohë me prioritet liberalizimin e mëtejshëm. Fokusi i tij është te stabiliteti dhe vendimtare për këtë mbetet ekonomia shtetërore. Si problem, analistët e huaj shohin borxhet e mëdha të sipërmarrjeve shtetërore dhe të ekonomive publike. Xi tha për këtë se qeveria do “të nxisë ndërtimin e shpejtë të sistemeve moderne të taksave dhe të përgjegjësive të qarta në marrëdhëniet financiare midis autoriteteve lokale dhe atyre qendrore.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Konstitucionalisti Hazizaj: Ja ku prokuroria po shkel ligjin me rastin e Tahirit
Previous article Shokon prokuroria me përgjigjet: Nisëm hetimet pasi dëgjuam emrin në media

Redaktor1

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT