• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Konstitucionalisti Hazizaj: Ja ku prokuroria po shkel ligjin me rastin e Tahirit
Home
Breaking News

Konstitucionalisti Hazizaj: Ja ku prokuroria po shkel ligjin me rastin e Tahirit

20 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Konstitucionalist, Sokol Hazizaj, në një prononcim për Javanews.al, ngre pikëpyetje serioze lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, pasi një kërkesë e tillë në formën që është paraqitur nga Prokurorisa, nuk mbështetet mbi fakte, por thjeshtë mbi supozime dhe thënie nga jashtë organit të hetimit.

Sipas tij, “kërkesa e Prokurorisë për marrjen e autorizimit është e cedueshme deri në paligjshmëri”.

“Në kuptimin formalo- juridik, duke qenë se Prokuroria për Krime të Rënda ka patur si lëndë trafikimin dhe korrupsionin si vepra penale, duket sikur nuk ka asnjë problem juridik me nismën e procedimit dhe kërkesën për marrjen e autorizimit për vijimin e procedimit penal për deputetin në fjalë. Por sa i përket procedimit e vërteta është krejt ndryshe.

Kjo, sepse sot në kushtet e një dispozite tranzitore në ligjin procedural penal për vijimin e punës së Prokurorisë dhe Gjykatës për Krime të Rënda, kërkesa e këtij organi procedural për marrjen e autorizimit është e cedueshme deri në paligjshmëri”, deklaroi Hazizaj për Javanews.al.

Sipas tij, beteja më tepër është politike se sa ligjore, pasi fakti që diskutimi ndaj fajesise apo pafajsisë ndaj depuetetit Tahiri ka marrë forma thëniesh dhe supozimesh nga jashtë organeve të hetimit dhe gjykimit, ka bërë që çështja të marre vendimin e fajësisë jo mbi bazën e provave.

“Tani ngelet vetëm “ekzekutimi i vendimit”, duke devijuar totalisht funksionet kushtetuese dhe ligjore në drejtim të populizmit institucional ose atij revolucionar që karakerizon politikën e sotme”, shprehet Hazizaj.

Konsitucionalisti nënvizon se Kuvendi i Shqiperise nuk ka dhe nuk ka pse të njihet në menyre shteruese me provat ndaj personit që kërkohet autorizim për vijimin e procedimit penal, sepse Kuvendi nuk jep apo vendos për fajësinë.

“Autoriteti i Kuvendit shkon deri te pëlqimi për vijimin e procedimit, sepse në të vërtetë nuk ka autoritetin e gjykatës. Këtu mbaron çdo diskutim mbi fajësinë apo të kundërtën ndaj deputetit. Por aty janë kthyer të gjithë gjykatës”, ironizon Hazizaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALOZE/ Prokurori kërkon arrestimin pa asnjë provë, por....me hamendje
Previous article Zhvillimi i Kinës "i pabalancuar" dhe "i papërshtatshëm"

Redaktor2

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT