• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Hahn: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
Home
Intervista

Hahn: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht për Serbinë në BE

17 November, 2017 Redaktor2 Intervista, Rajon

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht për Serbinë që të anëtarësohet në BE.

 

Ai po ashtu thotë se blloku po e ndihmon Kosovën që të përgatisë terrenin për anëtarësimin e ardhshëm.

 

Përparimi i Serbisë drejt Bashkimit Evropian varet padyshim nga dialogu me Kosovën. A do të thotë kjo se pranimi i Serbisë në BE do të përputhet me përfundimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën?

Johannes Hahn: Jo. Është e kundërta: normalizimi me Kosovën është parakusht për Serbinë që të bëhet anëtare e BE-së.

Në muajin shkurt ju do të paraqisni një strategji për Ballkanin Perëndimor. Nga fjalimi i presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, “për gjendjen e BE-së”, ka dalë 2025-a si vit kur Serbia dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE. A do të thotë kjo se këto dy shtete, si udhëheqëse në rajon, do të ndahen nga të tjerat?

Johannes Hahn: Jo, nuk është kështu. Nëse i kushtoni vëmendje fjalimit të Junckerit, ai nuk i ka përmendur vetëm udhëheqëset në rajon, edhe pse këto dy shtete përmenden në letër. Kjo qartë tregon për faktin se këto dy vende, Serbia dhe Mali i Zi, tashmë po negociojnë. Për këtë, ato dallohen nga shtetet e tjera. Unë personalisht përmbahem nga çdo kualifikim. Ajo që ka rëndësi, është zhvillimi i secilit vend.

Mendoj se secili vend përparon kah integrimi evropian: disa më shpejt, disa duhet të angazhohen më shumë dhe t’i kryejnë detyrat e shtëpisë. Në parim, mendoj se gati të gjitha vendet janë në rrugë të duhur.

Në Bosnje dhe Hercegovinë mendoj se duhet bërë më shumë. Shpresoj se shumë shpejt do t’i marrim përgjigjet në pyetësorin tonë. Kjo është diçka që qytetarët e atij vendi presin nga udhëheqësit e tyre politikë – të shohin që udhëheqësit politikë kanë kapacitet dhe gatishmëri për të vendosur. Ata duan perspektivë evropiane.

Vendet e tjera, do të thosha se janë në rrugë të duhur. Kjo strategji do të mbulojë perspektivën evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është shumë e rëndësishme të theksohet se kjo është një perspektivë evropiane për të gjitha vendet, jo vetëm për dy ose tre.

Kur flasim për Kosovën, ajo e ka të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por në anën tjetër janë zhvillimet në Katalonjë dhe problemi me pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e saj. A mendoni se ka rrezik që Kosova të ngec?

Johannes Hahn: Natyrisht se nuk mund t’i shpërfill ngjarjet gjeostrategjike dhe gjeopolitike, por ajo që mund të bëjmë ne si Komision – dhe që po e bëjmë me përkushtim – është ta ndihmojmë Kosovën të përgatisë terrenin për anëtarësim në BE, duke përmirësuar strukturën ligjore, efektin ekonomik, rritjen e të hyrave – gjë që është e rëndësishme në rastin e Kosovës, sepse një e treta e të hyrave vijnë nga dogana që nuk do të ekzistojë në tregun e përbashkët.

Një e treta e të ardhurave kombëtare nuk mund të zëvendësohet brenda natës, kështu që duhet të merremi me to shumë më herët. Mendoj se në këtë mënyrë mund ta mbështesim konkretisht Kosovën në përgatitjen e terrenit për anëtarësimin e ardhshëm në BE.

Kosova është pjesë e të gjitha këtyre përgatitjeve që çojnë në hapësirën ekonomike rajonale. Kjo është një tjetër dëshmi e angazhimit tonë të fuqishëm ndaj perspektivës evropiane të Kosovës./REL.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhafaj: Nga Elbasani nis Vettingu në polici, do godasim kokat e krimit
Previous article Pse tërmetet e Iranit janë aq shkatërruese

Redaktor2

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT