Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takimin me strukturat drejtuese te Policisë së Elbasanit. Ministri i Brendshëm ka zhvilluar një takim pune prej dy orësh me drejtuesit e policisë së Elbasanit.
Pak javë më parë Ministri i Brendshëm “shkriu” kupolën drejtuese të policisë së Elbasanit. Ministri i Brendshëm ka komunikuar me drejtuesit e komanduar rreth situatës aktuale të rendit dhe sigurisë publike ne qytetin dhe qarkun e Elbasanit.
Ministri Xhafaj ka inkurajuar policinë e Elbasanit për të rritur përkushtimin e tyre në luftën ndaj krimit i cili vitet e fundit në Elbasan ka tronditur jo rrallë rendin dhe sigurinë. Xhafaj ka paralajmëruar Vetting të plotë të trupës policore fillimisht në Elbasan dhe së shpejti në të gjitha drejtoritë vendore.
“Elbasani pas reformimit të plotë që do i nënshtrohet drejtoria vendore do kthejë besimin e plotë te qytetarët duke garantuar rend dhe qetësi dhe luftë të pamëshirshme ndaj të gjitha figurave të krimit” tha ai.
Po kështu ministri ka paralajmëruar përjashtimin nga radhët e policisë të punonjësve të lidhur me krimin si dhe zbulimin e krimeve të kryera në këtë qytet gjatë viteve të fundit.


