• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pse tërmetet e Iranit janë aq shkatërruese
Home
Botë

Pse tërmetet e Iranit janë aq shkatërruese

17 November, 2017 Ina.Autor Botë

Në këto kohë po përjetojmë tërmete të papritura këtu dhe atje në të gjithë globin. Irani është i vendosur mbi disa pllaka tektonike dhe populli iranian përjeton kushte ekstreme pas çdo tërmeti.

Reagimi që tregon regjimi qeverisës në Iran pas çdo tërmeti është shumë i ndryshëm nga homologët e tij anembanë globit. Censura e medias, vonesa torturuese në dërgimin e ndihmës minimale dhe krijimi i një atmosfere të tendosur sigurie për të shuar çdo shenjë të mundshme të trazirave është reagimi i Teheranit ndaj katastrofave të tilla natyrore.

Të dielën natën një tërmet prej 7,3 ballësh tronditi shumë province përgjatë kufirit Iran-Irak, duke lënë të paktën 530 njerëz të vrarë dhe më shumë se 8,000 të plagosur, njofton agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA. Dhjetëra mijëra shtëpi dhe apartamente janë rrafshuar.

Statistikat e viktimave shkojnë përtej atyre të raportuara nga media, sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve të ILNA që citon Farhad Tajarin, një anëtar të parlamentit të Iranit nga Ghasr Shireen, një qytet në Iranin perëndimor që pësoi dëme të jashtëzakonshme.

Qyteti më rëndë i shkatërruar është Sarpol Zahab, afër kufirit me Irakun. Autoritetet kanë raportuar se, me ndërtesat e shkatërruara, tërmeti ka ndryshuar krejt pamjen e këtij qyteti tashmë të varfër.

Ende nuk ka njoftime nga shumë fshatra dhe zyrtarët e regjimit Iranian nuk ndërmarrin veprimet e duhura.

Sipas raporteve, Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve Publike në Kermanshah tha se 50% e shkollave të krahinës kanë pësuar dëme serioze.

Sipas raporteve, Guvernatori i Ghasr Shireen, një tjetër qytet kufitar iranian, u ankua se nuk është shpërndarë asnjë tendë për viktimat e tërmetit.

“Moti nuk është i mirë dhe njerëzit duhet të flenë në tenda për shkak të tronditjeve. Por nuk e kuptoj pse nuk ka asnjë shenjë nga Gjysmëhëna e Kuqe, “tha Akbar Akbari.

Raportet tregojnë se rreth 90% e shtëpive të banimit në qytetin Thalath Baba Jani kanë pësuar 50-100% shkatërrim. Me 161 fshatra në këtë rajon, rreth 70% e shtëpive të fshatit janë shkatërruar, shtoi Akbari.

Spitalet në krejt Iranin perëndimor thuhet se nuk janë në gjendje të sigurojnë kujdesin për numrin jashtëzakonisht të lartë të viktimave dhe gjithashtu ka një mungesë të madhe ambulancash.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres shprehu pikëllimin e tij pas tërmetit dhe bëri thirrje për veprim urgjent për të ofruar kujdes për viktimat e tërmetit.

Udhëheqësja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, i dërgoi ngushëllimet e saj më të thella bashkatdhetarëve të saj dhe i kërkoi veçanërisht të rinjve vendas që të “nxitojnë në ndihmë të njerëzve në zonat e goditura nga tërmeti dhe të ndihmojnë ata që kanë mbetur nën rrënoja”.

Irani ka një histori tërmetesh shkatërruese dhe regjimi nuk arrin të sigurojë kujdesin e duhur.

Duke folur për kërcënime serioze, 15 milionë banorët e kryeqytetit të Iranit, Teheran, janë gjithashtu viktima kryesor e dëmeve nga tërmetet shkatërruese.

Ky qytet i madh metropol “është vetëm dhjetë për qind i përgatitur për një tërmet të mundshëm,” sipas vërejtjeve të bëra nga shefi i Organizatës së Menaxhimit të Krizave të regjimit iranian. Më shumë se 80% e vendit kërcënohet nga fatkeqësitë natyrore, shtoi ai.

Interesante është se si regjimi iranian destinon miliarda dollarë për programin e raketave bërthamore dhe balistike, subjektet e represionit të brendshëm dhe dërgimin e milicive dhe armëve në Siri, Irak, Jemen dhe Liban, por nuk siguron nevojat bazë për viktimat e tërmeteve, e aq më pak të përforcojë ndërtesat për t’i bërë ballë katastrofave të tilla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hahn: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
Previous article Arratisja e Saimir Tahirit? Reagon Berisha: Ja arsyeja e vërtetë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT