Në një kohe të shkurtër Parku i Liqenit Artificial është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar, përfundoi rikualifikimin e molit të liqenit, një vepër kushtuar Henry Dunant, themelues i kësaj organizate dhe fituesi i parë i çmimit Nobel.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se falë punës së bërë në këto dy vite e gjysmë, Parku i Liqenit është kthyer nga një hapësirë e uzurpuar dhe e mbushur me plehra, në një mjedis i frekuentueshëm nga të gjithë qytetarët.
Fill pas inagurimit, pasditen e sotme qytetarët nuk kanë nguruar dhe edhe pse moti nuk premtonte shumë, ata kanë preferuar që mbremjen ta kalojnë në hapësirën më të re, e të paqtë në kryeqytet.
AlpeNews.al





