• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama i del në mbrojte Tahirit: Nga Italia NUK KA asnjë provë për të. Madje as Prokuroria…
Home
Shqipëri

Rama i del në mbrojte Tahirit: Nga Italia NUK KA asnjë provë për të. Madje as Prokuroria…

9 May, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

 Gjatë intervistës në studion e Top Show, kryeministri Edi Rama foli edhe për akuzat për kanabizimin e vendit, duke i mohuar totalisht ato.

Kryeministri tha se ishte pikërisht lufta ndaj kanabisit, ajo që nxorri në pah këtë problem, ndërsa theksoi se kjo betejë është e fityuar nga qeveria.

“Kanabisi nuk erdhi me ne, por po të shohësh arkivat dhe dokumentet e Ministrisë së Brendshme, por edhe ato të policive ndërkombëtare, do të kuptoni se kultivimi i hashashit ka qenë i vazhdueshëm në Shqipëri. Ky problem doli në pah kur ne i shpallëm luftë kultivimit të kanabisit dhe marrja nën kontroll e Lazaratit, bëri që të dalë në pah problemi i kultivimit në të gjithë Shqipërinë. Ne i shpallëm luftë kultivimit të kanabisit dhe mund të them me bindje, se qeveria e ka fituar këtë luftë, pavarësisht të gjithë kostove, problemet dhe dështimet”, tha Rama.

Bashkë me kanabisin, ‘u shkul’ edhe Saimir Tahiri, ish ministri i Brendshëm, që ishte cilësuar si model suksesi nga Edi Rama, gjatë punës së tij 4-vjeçare.

Kryeministri i qëndroi besnik deklaratave të tij dhe tha se Tahiri ka bërë shumë punë të mira gjatë punës 4-vjeçare në Ministri, ndërsa theksoi se ende Prokuroria e katanias, pro edhe ajo e Krimeve të Rënda, nuk kanë provuar implikim kriminal të tij deri më sot.

“Unë vijoj të them sërish vlerësimin tim për ato punë të mira që ka bërë Saimir Tahiri, gjatë periudhës që ka qenë Ministër i Brendshëm, për thuajse 4 vite. Sa i përket hetimit të një grupi kriminal, ku në përgjime përmendje edhe emri i Tahirit, mund të them se deri tani, Prokurorët e Katanias, të cilët janë ‘skiftera’ për çështje të tilla dhe nuk do të falnin një ministër shqiptar, nuk kanë ngritur asnjë hetim për Saimir Tahirin. Madje as Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri nuk ka asnjë provë të vetme për implikimin e Saimir Tahirit në trafikimin e kanabisit, ose të paktën nuk erdhi asnjë ditë ta paraqesë në Komisionin Parlamentar. Kësaj bindjeje i qëndrova deri në momentin që Tahiri vendosi të përballet si qytetar i lirë me drejtësinë, sepse tani e më pas, Prokuroria mund të bëjë ç’të dojë, pa pasur nevojë për parlamentin”, tha Rama.

Tahiri, “kurban” për negociatat? Rama: Gjermania nuk është selia e PD

Çështja Saimir Tahiri u rikthye sërish në rendin e ditës, duke u bërë madje më ‘e nxehtë’ se kurrë dhe normalisht Rama nuk mund t’i shmangej pyetjeve në Top Show.

Rreth 7 muaj pas daljes së përgjimeve të bandës ‘Habilaj’, ku përmendej edhe ish ministri i Brendshëm, ky i fundit vendosi të dorëzojë mandatin e deputetit, për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i lirë.

Vetë kryeministri hodhi poshtë këto akuza, duke mohuar t’i jetë kërkuar imuniteti i Tahirit, gjatë takimit me kancelaren gjermane, Merkel.

ttrr

“Politikanët nuk janë njësoj, por unë nuk do të bëja kurrë kurban, apo të sakrifikojë dikë a diçka, për një përkëdhelje koke nga ndërkombëtarët. Deputetët gjermanë nuk folën që unë të kem marrë në mbrojtje Saimir Tahirin, por ka pasur vetëm një pyetje për të shpjeguar këtë çështje, gjë që unë e bëra qartë. Gjermania nuk është selia e Partisë Demokratike, që të vërë kushte të tilla, për të votuar pro hhapjes së negociatave”, tha Rama./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Moli i ri tek Liqeni Artificial ndez DRITAT për herë të parë... (PAMJET)
Previous article Horoskopi ditor, e mërkurë 9 Maj/ Ditë e FAVORSHME për ata që janë vetëm! Dikush pritet të...

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT