Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas incidenteve të ndoshura në salën e Parlamentit ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe goditën me miell kryeministri Rama dhe disa nga ministrat.
Duke folur jashtë Kuvendit Balla deklaroi se Berisha inicioi dhunën, ndërsa i dha porosi Bashës dhe Kryemadhit.
Gjithashtu Balla tha se dhuna në parlament u bë nga depuetetë të korruptuar të opozitës
“Dhuna në parlament u bë nga deputetë të korruptuar të opozitës
Sot ka pasur dhunë dhe akti më i rëndë është se një pjesë me e mëdha e dhunës ka ardhure nga deputete vajza dhe gra.
Sot është seanca e fundit plenare para datës 17 një ditë e rëndësishme për vendin.
Po ashtu sikurse jo më larg se dje procesi i vettingut po ecën përpara dhe shprehja më e qartë e një solidaritet kundër politikanëve të korruptuar Lulzim Basha, Kryemadhi, Berisha.
Kordinatori i dhunës ishte Berisha që udhëzoi Monikën dhe Lulin.
Monika vajzat e veta dhe Luli djemtë e tij.
Procesi i vettingut duhet të vijojë në paanshmëri të plotë. Edhe pas përpjekjeve të sotme, ne në datë 17 do kemi lajme të mira.”, tha Balla.


