Dalin detaje te tjera nga atentati që u bë ndaj Mario Majollarit në Kinostudio, Tiranë i cili mbeti i vdekur ne vend si pasoje e tre plumbave qe morri ne koke.
Ne fillim u tha se Mario Majollari u qellua nga dy persona te cilet u larguan me nje automjet por pas hetimeve verifikohet se atentatori ka qene vetem nje person i cili pasi ka qelluar eshte larguart ne kembe nepermjet rrugicave ne drejtim të Tufinës.
Pas largimit autorin e priti nje person tjeter me nje automjet ngjyre gri ende te paidentifikuar nga policia.
Ne lidhje me vrasjen e 28 vjeçarit jane pyetur edhe familjaret e Kastriot Gjuzes, vrasesit te cilet kane thene se nuk kane kontakte me 40 vjeçaerin prej te martes ne mesdite.
Automjeti i djegur ne Fushe-Kruje dje nuk ka lidhje me ngjarjen e atentatit.

Kastriot Gjuzi
NGJARJA
Rreth orës 20:25, Policia e Tiranës është lajmëruar përmes një telefonate në sallën operative, për të shtë- na me armë zjarri në zonën e Kinostudios. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet më të afërta të Komisariatit nr.4, që kanë konstatuar trupin e pajetë të një të riu.
Brenda pak minutash viktima është identifikuar si Mario Majollari, 28 vjeç, banor në pallatin pranë vendit ku u qëllua për vdekje. Policia tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja arme zjarri, që dyshohet të jetë pistoletë tip “TT”.
Burimet thanë se viktima është qëlluar në kokë dhe në trup e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Atentatorët kanë shfrytëzuar momentin kur në zonë nuk kishte shumë lëvizje. Në rrugicën me ndriçim të dobët nuk ka pasur lëvizje në momentin e krimit, kjo edhe për arsye se në atë moment po luheshin ndeshjet e “Champions League” dhe rrugët ishin të boshatisura, pasi banorët ishin nëpër lokale duke parë ndeshjet. Banorët e zonës u shprehën mbrëmë se kanë dëgjuar vetëm të shtënat dhe nuk kanë parë asgjë.
AlpeNew.al


