Në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, kreu i demokrateve, Lulzim Basha, ai thotë se ka një program të mirëfilltë ekonomik ku nëvizon se përmes skemës së tij Shqipëria do të shpëtojë nga gremina ekonomike.
Shefi i opozitës mes të tjerash shprehet se kryeministri Edi Rama nuk merr vesh nga ekonomia.
“Biznesi i vogël është kundër përfshirjes së skemës së TVSH.
Biznesi në vend ka një klimë pasigurie. Futja e TVSH po shkatërron biznesin e vogël dhe po krijohet një klime armiqësore ndaj këtij biznesi.
Skema e TVSH ka pasoja negative për të gjithë, pasi do rriten çmimet. Rama do ta çojë të gjithë xhiron e biznesit të vogël tek një grusht oligarkësh.
Kjo është një qeveri që mendon vetëm për xhepat e një pakice duke grabitur shumicën. Arsyet se pse biznesi i vogël po futen në TVSH janë arsye korruptive.
Nuk pret më koha dhe duhet qëndrim, I bëj thirrje të gjithëve që të marrin pjesë nesër në uljen e qepenave në shenjë proteste ” tha Basha. (TEMA)
Me biznesin e vogël kundër vendosjes së TVSh dhe rritjes së taksave.
Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 9. April 2018


