Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Si pasojë e aksidentit tre persona jane gjetur te mbytur ne kanal, dy meshkuj dhe një femer, te cilet po ktheheshin nga nje dasme.
Fisnik Murataj, 32 vjeç, ishte shoferi i cili ka mbetur i vdekur, Agustin Murataj 30 vjeç, viktima e dyte e indentifikuar, i cili eshte i aferm i Murataj, dhe viktima e trete eshte Nazia Aham, 34 vjeç, e fejuara e Fisnik Murajtaj, shtetase franceze.
Alpenews.al mëson se mjeti ishte në pronësi të shtetases franceze. Bëhet fjalë për një makinë tip Suzuki Grand Vitara prodhim i 2009 që çifiti e kanë marrë së fundmi.
Në një foto të automjetit që 34 vjeçarja franceze ka publikuar shkruan “U bëmë edhe ne me makinë”.
Ka qenë pikërish ky automjeti që iu mori jetën ciftit Fisnik Murataj, Nazia Aham dhe të afërmit të tyre Agustin murataj.
AlpeNews.al




