Ka patur një jehonë të menjëhershme lajmi për fillimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë ndaj Adriatik Llallës, për pastrimin e produkteve të veprës penale, ose siç thuhet në gjuhën popullore pastrimin e parave të pista.
Grupi i prokurorëve po verifikon në tri linja:
Së pari, provat e sapo ardhura nga SHBA kundër Llallës me anë të të cilave Departamenti Amerikan i Shtetit mori vendimin për futjen në listën e zezë të katër pjestarëve të familjes së tij nën akuzë e përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës.
Së dyti, pronave të deklaruar në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit dhe në formularin e vettingut të dorëzuar pranë KPK (Komisionit të Pavarur të Kualifikimit) ose shkalla e parë e këtij procesi.
Së treti, tek një listë pronash të padeklaruara dhe tek numrat e llogarive të disa bankave brenda dhe jashtë Shqipërisë, me emrat e Llallës dhe familjarëve dhe një rrethi personash të botës së biznesit dhe krimit të identifikuar si skeserët e tij gjatë 5 viteve si Kryeprokuror.
Më poshtë komentet:







