Një nga personat e arrestuar për ngjarjen horror, ku nusja helmoi e vrau vjehrrën duke i hedhur fotoksinë në ushqim, është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai është vënë në pranga për moskallëzim krimi.
Shumë dyshime ngrihen mbi veprimin e imamit.
Së pari, nëse feja e muslimanit nuk i lejon hoxhallarët të tregojnë një krim para autoriteteve, gjë të cilën Hysen Shehu e tha si mbrojtje për veten.
Së dyti, edhe pse një vrasje makabre nga ana e nuses, a duhet ta kishte filmuar rrëfimin e “sinqertë” të Marjana Çmetës?
Cilado qoftë, Hysen Shehu, e justifikoi të gjithë ngjarjen që i ngjan një telenoveleje horrori, me fjalinë: “Nuk ma lejonte feja”.
Si ndodhi ngjarja:Disa muaj pas ngjarjes të ndodhur në prill 2017, Marjana Cmeta u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu, duke pranuar se ka qene ajo qe ka helmuar te vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu.
Pasi ka ndërruar jetë viktima, nusja ka lajmëruar një të afërmin e saj, duke mos treguar të vërtetën për ngjarjen. Disa ditë më pas, Marjana Cmeta i është drejtuar një personi të njohur si hoxhë për të larguar “magjitë”, person i cili është edhe hoxha “protagonist”, Hysen Shehu.
Si vendosi hoxha ta filmonte nusen:
Në momentin që ka gjetur hoxhën, Cmeta, që në atë kohë ishte 20 vjeçe, ka rrëfyer tek ai se ka helmuar vjehrrën. Pasi ka dëgjuar këtë, Shehu i ka kërkuar të resë që të ndërpresë rrëfimin dhe ta linin takimin për një moment të dytë. Gjatë kësaj kohe, Shehu ka siguruar një kamerë për të regjistruar rrëfimin e vajzës.
Në takimin e dytë, që është kryer 12 ditë pas vrasjes së vjehrrës, Marjana Cmeta ka rrëfyer të gjithë krimin e bërë me shpresën se do të çlirohej nga makthet që po përjetonte.
Pasi ka regjistruar gjithçka, shtetasi Hysen Shehu ka thirrur për takim bashkëshortin e vajzës dhe djalin e viktimës, Oltian Lamin. Shehu i ka thënë Lamit se vajza i kishte treguar se kishte vrarë vjehrrën.
Si u filmua pa e ditur edhe vetë nga djali i viktimës:
Pasi trokiti në Prokurorinë për Krimet e Rënda për hetimin e dyshimeve të vrasjes së nënës së tij nga e shoqja, Oltion Lami ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Për llogari të hetimit, ai ka pranuar të takojë hoxhën Hysen Shehu, duke mbajtur përgjues me vete.
Pa ditur se po regjistrohej, Shehu ka rrëfyer se kush tjetër kishte dijeni për videon që ai kishte bërë. ABC News zbardh përmbajtjen e përgjimit ambiental të kryer në 2 Shkurt 2018 në zyrën e hoxhës, i njëjti ambient, ku Marjana Cmeta kishte rrëfyer se si kishte helmuar me fotoksinë në lëng frutash vjehrrën dhe më pas mbyti me duar.
Hysen Shehu: Le t’i djegi. Çfar kam tregu, s’kam tregu asgjë. Aq sa di ti, as shumë e as pak. Atë e di unë, i fut një dilit. Pse do kisha belanë unë. Unë dhe babi jot kur e pa shkon dhe e quan fakt të kry atje.
Oltion Lami: Pse e ka pa babi, e ka pa videon krejt?
Hysen Shehu: Po.
Oltion Lami: Me kë ka qenë?
Hysen Shehu: Ka qenë me këpucarin, me Benin, kupton.
Oltion Lami: Po.
Cila ishte dëshmia e tij në gjykatë:
“Marjana më erdhi me gjithë familjarët. Unë do t’i bëja rukje (Shërim me kuran kundër syrit të keq dhe magjisë). Për të mos pasur keqkuptime vendosa ta regjistroj rrëfimin. Por feja nuk më lejon ta denoncoj”, ka deklaruar hoxha Hysen Shehu.
AlpeNews.al




